sport

Skandal në futboll/ UEFA sulmon zyrtarisht FIFA‑n pas ultimatumit: “Po pasuron veten dhe miqtë e saj”

UEFA ka reaguar sër­ish zyr­tar­isht, ndër­sa është plotë­sisht kundër FIFA‑s. Po plan­i­fiko­het që t’i hapet dera investi­torëve pri­vatë, ndër­sa bëhet fjalë për të blerë një pjesë të aksion­eve në një kom­pani që do të menax­honte Botëror­in ndër të tjera.

FIFA ka ven­do­sur datën 19 shta­tor si afat për fed­er­atën. Kush­do që kundër­sh­ton, do të hum­basë bonusin e bujshëm disa mil­ionë dollarë.“Sot kemi mësuar për afatin që FIFA u ka ven­do­sur fed­er­atave për të mbështe­tur propozimet e saj, përndryshe ofer­ta për një pagesë të vetme finan­cia­re do të tërhiqet. Kjo tre­gon gjithç­ka që duhet të dini për këtë plan.

Por, pasi ka zhvil­lu­ar disku­time me shumë palë të intere­suara në fut­boll, UEFA e di se kundër­sh­ti­mi ndaj skemës së FIFA‑s është i madh dhe po rritet.FIFA nuk mund të vazh­do­jë ta për­dorë sportin tonë për të pasu­ru­ar veten dhe miqtë e saj. Ne mund ta zhvil­lo­jmë fut­bollin në mënyrën e duhur. Ka ard­hur koha që pri­or­itet t’u jepet fed­er­atave, klubeve, lig­ave, loj­tarëve dhe tifozëve”, shkru­an UEFA.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading