news

Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, vijojnë hetimet/ Nëna e Bleona Çelajt denoncon: Vajza dhunohej nga bashkëshorti

Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmi­jët ka deklaru­ar për policinë ven­dore të Shko­drës se vajza e saj kishte disa kohë që dhuno­hej nga bashkëshorti.

Edhe pse në kushtet e tron­dit­jes psikike, nëna një ditë më parë ka dhënë këtë deklaratë për policinë ven­dore të Shko­drës.

Para disa mua­jsh, famil­ja ka ten­tu­ar që ta mar­rë vajzën me dy fëmi­jët e saj por 24 vjeçar­ja edhe pse fil­lim­isht e ka kërkuar këtë gjë më pas është pen­d­uar duke vijuar të qën­dro­jë tek bashkëshorti i saj.

Bleona Çelaj nuk kishte celu­lar dhe me famil­jen kishte komu­nikim të pakët duke qenë se jetonin në Gjer­mani.

Edhe dy famil­jet kanë patur një mar­rëd­hënie të fto­htë duke mos komu­nikuar nor­mal­isht. Kjo mar­rëd­hënie e ten­sionuar është vëre­j­tur edhe ditën e djeshme kur ndod­hi trag­je­dia ndër­sa sot janë bashkuar për cer­e­mon­inë e var­rim­it.

Nga ana tjetër bashkëshorti ka deklaru­ar se nuk kanë patur kon­flik­te në çift ndër­sa gjend­ja e tij psikologjike është tejet e rën­d­uar pas asaj ngjar­je të rëndë.

Pavarë­sisht pre­tendimeve për dhunë, grupi het­i­mor sipas veprimeve të kry­era në vend­ng­jar­je, provave të mbled­hu­ra dhe eksper­tizës mjeko-ligjore ka bind­jen e plotë se dje­gia e nënës me dy fëmi­jët është aksi­den­tale.

Në banesën e dje­gur me tri vik­ti­ma mbër­ritën edhe ekspertë të zjar­reve nga Tirana. Sipas grupit het­i­mor, dhu­na e pre­tend­uar nga famil­ja e vajzës nuk ka patur asnjë ndikim në ngjar­jen tragjike pasi men­do­het se bom­bo­la e gaz­it pas rrjed­hjes që mund të ketë patur ka shpërthy­er.

Aty ka patur edhe një shishe ben­zine duke ndikuar ndjeshëm në përhap­jen e flakëve dhe eksplozion­in e ndod­hur. Poli­cia ka sekuestru­ar provat mate­ri­ale, një copë të bom­bolës që është krye­sor­ja dhe sende të tjera që janë gje­tur jashtë të cilat janë dër­guar në Tiranë për eksper­tizë të mëte­jshme.

Nëna me dy fëmi­jët ndod­heshin vetëm në shtëpinë e brak­tisur në Domen të Postribës sepse bashkëshorti kishte shkuar në një mar­ket. Çifti kishin disa ditë që ishin kthy­er nga Gjer­ma­nia tek­sa bashkëshorti është nën­shte­tas gjer­man ndër­sa Bleona ndod­hej në pro­ces doku­menta­cioni.

Poli­cia dhe prokuro­r­ia vijo­jnë hetimet ndër­sa deri tani kanë hed­hur poshtë mundës­inë e vetëvras­jes dhe mbyt­jes së fëmi­jëve nga ana e nënës për shkak të dhunës së pre­tend­uar apo ndon­jë ndiki­mi tjetër duke e cilë­suar këtë ngjar­je të rëndë si aksi­den­tale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading