news

Çmimi i naftës, Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme para fundjavës

Deputeti social­ist Eri­on Braçe ka kërkuar rik­thimin e bor­dit të trans­parencës për kar­bu­ran­tet, duke reaguar pas rrit­jes së çmim­it të naftës që sot sipas tij shitet me 214–216 lekë për litër, ndër­sa vari­anti më cilë­sor i saj arrin deri në 230 lekë për litër

Në një video të pos­tu­ar në Face­book, Braçe par­ala­jmëron se rrit­ja është e qël­limshme dhe se sezoni tur­is­tik mund të mar­rë një godit­je kolos­ale si paso­jë e rrit­jes së çmim­it të naftës duke i kthy­er des­ti­na­cionet tur­is­tike në vende qën­dri­mi dhe jo vende të viz­itueshme.

Ai kri­tikon tregë­tarët që sipas tij ‘fitu­an para me lopatë’ gjatë kohës së Bor­dit dhe kërkon me ngulm kthimin e tij që kriza e ccmimeve të mos kufi­zo­jë lëvizsh­mërinë gjatë sezonit tur­is­tik.

“Naf­ta kërceu sot në 214–216 lekë për litër. E zakon­sh­m­ja kjo. Naf­ta tjetër, ajo e mira që nuk të djeg mak­inën, nis me 218 dhe arrin në 230 lekë për litër. Treg­tarët e rritën çmimin në nis­je të fund­javës, kur ndodh gjithash­tu fluk­si më i madh i pushuesve të kor­rikut që kthe­hen dhe fluk­si edhe më i madh i pushuesve të gushtit që shko­jnë në des­ti­na­cionet tur­is­tike. E qël­limshme? Ja bën muu­u­u­u­uu! E njëj­ta gjë edhe sot në Itali, nga mjeshtri i Kartelit të Naftës kopjon vazhdimisht. Një javë e pak më parë kërko­va kthimin në punë të bor­dit, par­ala­jmëro­va këtë që po ndodh sot. E dija që këta që nuk fitu­an me lopatë gjatë kohës së bor­dit, do bënin çmos të fitonin me kovën e skrepit tani, në pik të sezonit. Duhet bor­di që këta mos i japin një godit­je fatale sezonit në kul­min e tij, duke shtren­j­tu­ar e thua­jse kufizuar lëvizsh­mërinë nëpër des­ti­na­cionet e këtij ven­di!”

Reag­i­mi i deputetit Eri­on Braçe vjen në një kohë kur qev­e­ria ka nxjer­rë për kon­sul­tim një pro­jek­tvendim që ven­dos rreg­ul­la të reja për tre­gun e kar­bu­ran­teve. Pro­jek­tak­ti parashikon shen­jimin e detyrueshëm të naftës dhe ben­z­inës me një sub­stancë të posaçme, me syn­imin për të gjur­muar lëviz­jen e tyre në të gjithë zinx­hirin e furnizim­it, për të for­cuar kon­trol­lin mbi tre­gun dhe për të luftu­ar evazion­in fiskal.

Sipas pro­jek­tvendim­it, shër­bi­mi i shen­jim­it do të kry­het ekskluzivisht nga shoqëria shtetërore ALB­Trace CO, ndër­sa sub­jek­tet që impor­to­jnë, treg­to­jnë apo shpërn­da­jnë kar­bu­rante do të pagua­jnë një tar­ifë prej 6.5 euro pa TVSH për çdo 1 mijë litra të shën­juara.

Pro­jek­tak­ti parashikon gjithash­tu që, pas një peri­ud­he imple­men­ti­mi prej gjashtë mua­jsh, asnjë pro­dukt që i nën­shtro­het shen­jim­it nuk do të mund të impor­to­het, treg­to­het, trans­porto­het apo të hid­het në treg pa kalu­ar më parë pro­cesin e shen­jim­it dhe mon­i­torim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading