news

Rruga Poliçan – Skrapar prej dy muajsh e dëmtuar, asnjë ndërhyrje nga autoritetet

Rru­ga e vjetër nacionale Poliçan-Skra­par ka pësuar dëm­time të rën­da si paso­jë e shkar­jeve të ter­ren­it. Njëra anë e aksit ka për­fun­d­uar në kanal, ndër­sa në pjesën tjetër të rrugës vijo­jnë të bien gurë nga zona kodri­nore.

Pje­sa e dëm­tu­ar ndod­het në hyr­je të qytetit të Poliçan­it dhe, pavarë­sisht se rru­ga nuk ka të njëjtin fluks lëviz­je­je si më parë, ajo për­doret çdo ditë nga mjete të tonazhit të rëndë.

Në këtë aks kalo­jnë kamionë që udhë­to­jnë drejt zonës së malit të Tomor­rit për t’u ngarkuar me plla­ka guri deko­ra­tiv. Mjetet kthe­hen më pas me ngarke­sa të mëd­ha, duke shtu­ar rrezikun në një rrugë tash­më të dëmtuar.Në zonën e dëm­tu­ar nuk ka tabela apo sin­jal­iz­ime që t’u kërko­jnë drejtuesve të mjeteve të tre­go­hen të kujdesshëm gjatë kalim­it.

Prej rreth dy mua­jsh, rru­ga vijon të jetë në këtë gjend­je, ndër­sa ndërhyr­ja për riparim­in e saj mungon.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading