news

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, ‘arrest në burg’ për kryetarin e Bashkisë Tiranë

Gjyka­ta e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Eri­on Veli­a­jt për ndryshimin e vendim­it të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sig­urisë ndaj krye­bashki­akut të Tiranës.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbled­hur këtë të martë, në Dhomë Këshilli­mi, shqyr­toi kërkesën e Eri­on Veli­a­jt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.

Veli­aj kërkonte shfuqiz­imin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendi­mi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lid­hur me masën e sig­urisë ndaj tij.Pas shqyr­tim­it të çësht­jes, Kolegji Penal ven­dosi lënien në fuqi të vendim­it nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar.

Vendi­mi është mar­rë bazuar në nenin 441, pika 1, shkro­n­ja “e” të Kodit të Pro­ce­durës Penale.

Me këtë vendim, Gjyka­ta e Lartë nuk ka pran­uar kërkesën e Veli­a­jt dhe ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, duke bërë që krye­bashki­aku i Tiranës të vijo­jë të qën­dro­jë në burg.Vendimi:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbled­hur në datë 15 shta­tor 2026, në Dhomë Këshilli­mi, mori në shqyr­tim dos­jen penale me palë: Kërkues: Eri­on Veli­aj, Palë e Intere­suar: Prokuro­r­ia e Posacme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar dhe objekt: Shfuqiz­imin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar, vleft­e­suar per­mes vendim­it nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar; nr. 00–2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpen­zimet gjyqe­sore ne ngarkim te sub­jek­tit te intere­suar.
Pasi shqyr­toi çësht­jen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkro­n­ja “e” të Kodit të Pro­ce­durës Penale, ven­dosi: Lënien në fuqi të Vendim­it nr.13 (87–2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading