news

‘Qeni i rrugës e ka tenderin 280 euro, ne nuk marrim as 170 euro pension’, ish- minatori: Jemi të persekutuar, politika na ka masakruar

Kri­ti­ka të for­ta ndaj klasës poli­tike dhe kushteve të jetesës të moshës së tretë ka ngrit­ur ish-mina­tori Qani Shi­no, gjatë një inter­viste televizive.Shino e cilë­soi sit­u­atën e ish-mina­torëve në Shqipëri si një perseku­tim të vërtetë, duke vënë në duk­je kon­trastin e thel­lë mes fon­dit që shpen­zo­het për shër­bime të cak­tu­ara dhe pen­sion­eve min­i­male.

“Ne ish-mina­torët jemi të perseku­tu­ar në Shqipëri sot. Po të bëjmë një kra­hasim, një qen rru­gaç ka ten­derin 280 euro, një pen­sion­ist mina­tor nuk merr 170 euro. Ky është diskri­m­in­i­mi mes nesh dhe qenve të rrugës,” deklaroi me tone të ash­pra Shi­no.

Përveç pam­jaftuesh­mërisë finan­cia­re, ai nëvi­zoi edhe mungesën e ambi­en­teve sociale për pesion­istët, si dhe luftën e gjatë e të papër­fun­d­uar për njo­hjen e sta­tusit të tyre. “Ne kemi prob­leme sociale.

Shqipëria për moshën e tretë nuk ka një qendër ku të mblid­hen pen­sion­istët. Unë dal edhe në protestë dhe protestoj prej 37 vitesh për sta­tusin e mina­torit. Poli­ti­ka na ka masakru­ar, as sta­tus mina­tori, as pen­sion din­ji­toz,” u shpreh ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading