news

Evi Kokalari denoncon aferën miliona dollarëshe të fondeve të fshehura që siguruan hyrjen e paligjshme të Sali Berishës në oborrin e republikanëve,  si e përdori Chris LaCivita fondin paralel për t’i hapur dyert e konventës së Trump-it kreu të PD

Aktivist­ja e njo­hur shqip­taro-amerikane, Evi Kokalari, ka denon­cuar ash­për një skan­dal finan­ciar që lid­het me pran­inë e Sali Berishës dhe Fat­mir Medi­ut në even­tet e Par­tisë Repub­likane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Përmes një reag­i­mi në rrjetet sociale, ajo ka thek­suar se aktiviteti i orga­nizuar nuk ishte aspak një kon­ven­të tradi­cionale apo ftesë zyrtare, por një super­ak­tivitet ekskluziv për mbled­hje fondesh ku çdo pjesë­mar­rës duhet të paguante vetë shu­ma mar­ra­mendëse.

Kokalari ka hed­hur poshtë me for­cë pre­tendimet se Berisha dhe Mediu kanë mar­rë pjesë falas, duke ngrit­ur akuza të for­ta ndaj zyr­tar­it të lartë të RNC-së, Chris LaCivi­ta. Sipas saj, ky i fun­dit ka për­dorur ske­ma dhe fonde të fshe­hta për t’i hapur dyert e këtij aktiviteti poli­tikanëve shqip­tarë përmes rrugëve jozyrtare.Ajo kërkon një inves­tigim të thel­lë për këtë aferë të errët të page­save dyshuese dhe për rolin e dyshimtë të LaCiv­itës bren­da struk­tu­rave repub­likane. Më tej, aktivist­ja shton se vetë Don­ald Trump nuk ka asnjë sim­pati apo mbështet­je për ta, duke e kthy­er këtë ngjar­je në një krizë të hapur besuesh­mërie dhe trans­parence.

Kuj­to­jmë se kreu i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëru­ar nga kreu i Par­tisë Repub­likane, Fat­mir Mediu, morën pjesë javën e shkuar në një aktivitet të Par­tisë Repub­likane në Dal­las të Tek­s­a­sit në SHBA. Kjo ngjar­je, e cila u rekla­mua me pom­pozitet në Tiranë si një kon­ven­të zyrtare shtetërore apo ftesë insti­tu­cionale e nivelit të lartë, në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një tubim pri­vat me bile­ta dhe një super­ak­tivitet mad­hësh­tor i orga­nizuar ekskluzivisht për mbled­hje fondesh në mbështet­je të fushatës elek­torale.

Aty nuk u zhvil­lu­an asnjë lloj puni­mi zyr­tar par­ti­ak dhe as zgjed­hje del­e­gatësh, por thjesht evente mbështetëse për lëviz­jen “Ameri­ka e Parë” ku çdo pjesë­mar­rës është dashur të pagua­jë vetë shu­ma mar­ra­mendëse për bile­tat dhe fotot pro­tokol­lare.

Për­p­jek­ja e lid­er­it të opoz­itës për ta shi­tur këtë prani si një agjendë zyrtare diplo­matike u rrëzua plotë­sisht nga ky realitet finan­ciar. Ndërko­hë, denonci­mi i hapur i Evi Kokalar­it hedh dritë mbi pra­paske­nat e errë­ta të kësaj vizite, duke zbu­lu­ar mashtrim­in pub­lik dhe ske­mat e dyshim­ta se si u sig­u­ru­an fondet për të sig­u­ru­ar hyr­jen në këtë ngjar­je pri­vate.

Reag­i­mi i znj. Evi Kokalari“Ky kuvend është orga­nizuar vetëm për mbled­hje fondesh, kësh­tu që, kur të gjithë repub­likanët pagua­jnë vetë, men­doni real­isht se Berisha dhe Mediu kanë shkuar pa paguar siç gën­je­jnë? Jo vetëm që kanë paguar, por, duke ditur se LaCivi­ta është mar­rë me mbled­hjen e fondeve, lind pyet­ja se si dhe ku është bërë page­sa. Kjo ka real­isht nevo­jë për inves­tigim, jo për Berishën, sepse ai tash­më është kthy­er në një “meme”, por për afer­at e LaCiv­itës, i cili nuk duhet të jetë më pjesë e RNC-së.

Në fakt, edhe për kaq, le të falën­dero­jë Susie Wiles, sepse Trump nuk ka ndon­jë sim­pati për të. Më poshtë keni përk­thimin e njof­tim­it të njërës prej degëve të Par­tisë Repub­likane, ku thek­so­het pikër­isht fak­ti se ky nuk është një kuvend tradi­cional, por më shumë një super­ak­tivitet për mbled­hjen e fondeve për fushatën e nën­torit. “Sipas RNC-së, kjo është një veprim­tari për mbled­hjen e fondeve dhe një tubim me bile­ta, jo një kuvend kom­bë­tar tradi­cional.

Nuk do të zhvil­lo­het asnjë aktivitet zyr­tar par­ti­ak dhe nuk do të ketë zgjed­hje del­e­gatësh. Përkun­drazi, kjo veprim­tari është orga­nizuar për të krem­tu­ar lëviz­jen “Ameri­ka e Para”, ndërko­hë që mblid­hen fonde për të ndih­muar degët e Par­tisë Repub­likane në të gjithë vendin që të fito­jnë në nën­tor.“

Të njëjtën gjë e shp­je­gon edhe dega e Par­tisë Repub­likane në Michi­gan, si edhe një inves­tigim i The New York Times, që thotë se  deri në $88,000 kush­ton një foto me Trump…”, shkru­an aktivist­ja e njo­hur shqip­taro-amerikane, Evi Kokalari.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading