news

BIRN: Një vilë në këmbim të tenderit, SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Arbër Abazi pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity” dhe…

Më 14 shta­tor të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elek­tron­ike të ish-min­istres së Infra­struk­turës, Belin­da Bal­luku mbër­ri­ti një email nga arkitek­ti Alban Efthimi.Në këtë komu­nikim, arkitek­ti i propo­zonte Bal­lukut zgjid­hje estetike për një vilë në kom­pleksin “Green Coast” në Palasë, duke thek­suar se pro­jek­ti ishte rishikuar me idenë që për­dorue­sit e vilës të ndje­heshin “të llas­tu­ar”.

Pro­jekt-ide­ja përf­sh­inte një pish­inë “infin­i­ty”, gjel­bërim kacav­jer­rës, një tavolinë ngrënie në të njëjtin niv­el me ujin dhe një pistë vrapi­mi pranë pish­inës për sean­ca të gja­ta me pam­je nga deti.  Për të thek­suar luksin e pakom­pro­mis, arkitek­ti sug­jeronte ven­dos­jen e dy vaskave hidro­masazhi të frymëzuara nga hoteli i famshëm “Roc­ca­bel­la” në San­tori­ni si dhe vesh­jen e tar­racës dhe pish­inës me dru “teak” për një ndje­si të ngro­htë të ngjashme me atë të një jahti.“Kemi idenë që edhe nëse një ditë ven­dos ta japësh me qira, për­dorue­sit të mund të ndi­hen ‘të llas­tu­ar’ një­soj si në hotel,” i shkru­ante ai Bal­lukut. “Shi­he si alter­na­tivë kur të për­fun­do­jmë edhe ren­der­at dhe nëse s’të ngjit, kthe­he­mi te mer­merët blu,” shtonte ai.

Sipas het­imeve të SPAK, këto deta­je ekskluzive luk­si nuk ishin tekat e një blerësi çfarë­do, por kërke­sat e drejt­për­drej­ta të min­istres së atëher­shme të Infra­struk­turës, Belin­da Bal­luku për një vilë në riv­ierën shqiptare që dyshohet se është për­fi­tu­ar përmes kor­rup­sion­it.

Sipas një vendi­mi të Gjykatës së Posaçme për masën e sekue­stros, shpen­zimet për këto kërke­sa të arkitek­turës var­i­o­jnë nga rreth 290 deri në 410 mijë euro dhe u paguan nga kom­pa­nia “Alko Impex Gen­er­al Con­struc­tion”, e cila po shpër­ble­hej në të njëjtën kohë me një ten­der prej 2.2 mil­iardë lekësh [rreth 23.9 mil­ionë euro] për Unazën e Mad­he të Tiranës.Prokuroria e Posaçme pre­tendon se vila në Palasë është pro­dukt i kor­rup­sion­it dhe i pastrim­it të par­ave.

Afera me vilën në Palasë, e dyta e sekuestru­ar pas një tje­tre po në zonën e Dhër­mi­ut, ka rën­d­uar sit­u­atën penale ndaj ish-zëvendëskryem­i­nistres Belin­da Bal­luku, e cila aku­zo­het për “Shkel­je të barazisë në ten­dera” të kry­er në bashkëpunim, “Fshe­hje të pasurisë”, “Kor­rup­sion pasiv të funk­sion­arëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, më shumë se një herë. Bashkë me të në këtë aferë aku­zo­het biz­nes­meni Arbër Abazi dhe kom­pa­nia e tij “Alko Impex Gen­er­al Con­struc­tion” si dhe ish-fut­bol­listi Igli Tare, pronari në letra i vilës, i cili aku­zo­het për pastrim parash.

Në total, num­ri i të akuzuarve indi­vidë dhe kom­pani në dos­jen “Bal­luku” është 24, përf­shirë një duz­inë me vartës të saj dhe biz­nes­menë që aku­zo­hen se paguan rysh­fet pas për­fitimeve të paligjshme të ten­der­ave për infra­struk­turën. Në çësht­jen “Bal­luku”, SPAK ka bërë bashkë pesë pro­ced­ime të ndryshme penale.

Ish-zëvendëskryem­i­nistr­ja i ka mohuar akuzat, ndërko­hë që kryem­i­nistri Edi Rama dhe mazho­ran­ca social­iste i ofru­an asaj mbro­jt­je në pran­verë të këtij viti ndaj një kërkese për masë të SPAK.

Si u fsheh vila në PalasëBal­luku u mor e pan­de­hur një vit më parë, fil­lim­isht për abuzimet me ten­derin për tunelin e Llog­a­rasë, ndër­sa më pas asaj iu shtu­an akuzat për një sërë ten­derash në infra­struk­turë, përf­shirë ato për Unazën e Mad­he të Tiranës. Prokuro­r­ia dyshon se për manip­ulim­in e Lotit 7 të Unazës, Bal­luku për­fi­toi punimet luk­soze në vilën e Palasës, e cila ishte blerë nga ish-fut­bol­listi i Kom­bëtares, Igli Tare.

Mekaniz­mi i deta­juar për të mba­j­tur të fshe­hur këtë për­fitim të dyshuar të kor­rup­sion­it u ndër­tua përmes për­dorim­it të emrave të tretë dhe faturimeve fik­tive. Zyr­tar­isht, “Vila famil­jare 2F nr.188/1” u porosit fil­lim­isht nga Igli Tare me një kon­tratë sipër­mar­rje­je të datës 26 nën­tor 2020, me çmim prej 250,000 eurosh, dhe u final­izua for­mal­isht në emër të tij me një kon­tratë shit­je­je më 12 shta­tor 2025.

Sido­qoftë, SPAK thotë se ka provuar se page­sat e Tares mbu­lu­an vetëm vlerën e punimeve deri në fazën e kara­bi­nasë. Prokuro­r­ia lë të kup­to­het se page­sa prej 250 mijë eurosh është një për­fitim tjetër i fshe­hur i Bal­lukut, pasi kom­pa­nia e Tares kishte mar­rë nga Këshillit Kom­bë­tar të Ter­ri­torit, ku Bal­luku bënte pjesë, një leje ndër­ti­mi për një kul­lë pranë Zogut të Zi.

“Vendi­mi i mësipërm i Këshillit Kom­bë­tar të Ter­ri­torit, ndër të tjera, është nën­shkru­ar edhe nga shte­tas­ja Belin­da Bal­luku, në cilës­inë e Min­istres së Infra­struk­turës dhe Energjisë (Min­istër i lin­jës)”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës. Po aty shto­het se “Bal­luku ka në pronësi indi­rek­te pasur­inë e regjistru­ar në emër të per­son­it nën het­im, Igli Tare, objek­tin ‘Vila famil­jare 2F nr.188/1, Nuk­li 27’, në kom­pleksin ‘Green Coast’, Palasë”.

Sipas Prokuror­isë, po ash­tu është provuar se ishte Bal­luku ajo që ka kërkuar dhe mar­rë si për­fitim vlerën e inves­tim­it për punimet e tjera të ndër­tim­it të vilës dhe pish­inës së saj. Këto të fun­dit u morën për­sipër nga Arbër Abazi, admin­is­tra­tor i “Alko Impex”, për llog­a­ri të saj, ndërko­hë që menax­hi­mi i punimeve në ter­ren u krye nga part­ner­ja e Abaz­it, Lorela Reçi, njëher­azi lid­hje famil­jare e Bal­lukut.

Reçi mori në dorëz­im vilën dhe autor­i­zoi hyr­jen e kon­trak­torëve të rinj, por emrat e ndryshëm në kon­tra­ta e letërkëm­bime, që sipas prokuror­isë po për­dore­shin për të fshe­hur pronës­inë, futën në kon­fuzion punon­jësit dhe drejtue­sit e kom­panisë Balfin dhe Mane TCI.Fillimisht në 2022, një prej anë­tarëve të stafit u shkroi kolegëve se dhë­nia e vilës 188 në dorëz­im Reçit i dukej gabim. “Hi… Lorela Reçi ka 187/2, jo 188/1… Mos është lap­sus?”, cito­het nga prokuro­r­ia. Një vit më vonë, në një e‑mail të ri drej­tu­ar stafit, një zyr­tar i kom­panisë shkru­ante i habitur se “njëra nga 188-at (vilat) i është dorëzuar një tjetër kli­en­ti të ndryshëm nga porositësi… Mbi ç’bazë dhe kon­fir­mim?”.

Mis­teri duket se zgjid­het sipas prokuror­isë në emailet dhe bise­dat që pasuan dhe që kishin të bënin me punimet e brend­shme të vilës. Dhjetëra emaile mes arkitek­tësh e inx­hinierësh tre­go­jnë se kësaj të fun­dit iu kush­tua vëmend­je e veçan­të, mad­je në një rast lihet të kup­to­het se muret u rrëzuan për së dyti për t’iu për­sh­tatur kërke­save të kli­en­tit.

Bal­luku nuk për­mendet në shu­micën e emaileve që tre­gon kujdesin e per­son­ave të përf­shirë, por paku­jde­sitë digji­tale dhe kontabiliteti i fur­n­i­torëve të jashtëm zbu­lu­an “sekretin”. Një tabelë e sekuestru­ar nga sis­te­mi infor­matik i kom­panisë që ndër­toi pish­inën për vilën, e kishte regjistru­ar poros­inë pa doreza me gër­ma kap­i­tale: “PISHINA ARBER ABAZI (DHËRMI) + BELINDA” me një kos­to prej 25,000 eurosh.

Zbu­li­mi i dytë erd­hi në komu­nikimet e vazh­dueshme mes arkitek­tit Alban Efthi­mi, stafit të “Mane TCI” dhe Belin­da Bal­lukut, përf­shirë dy emaile që Efthi­mi i drej­toi direkt Bal­lukut dhe që duken thel­bë­sore në doku­men­timin e pasurisë së fshe­hur. Në dos­je nuk thuhet nëse Bal­luku është përgjigjur. Por pavarë­sisht se ishte e qartë se nga vinin porositë, punimet e brend­shme nuk iu fatu­ru­an as Bal­lukut dhe as Tares, por kom­panisë “Alko Impex Con­struc­tion”. Kjo e fun­dit në letra nuk kishte asnjë lid­hje me vilën, por sipas pre­ven­ti­vave të zbu­lu­ara në kom­pjuterët e stu­dios “Ate­lier 4”, rezul­ton të ketë paguar mes 288,616 euro deri në 410,526 euro për punimet e luksit.Manipulimi i ten­der­it

Hetimet e SPAK ndaj Belin­da Bal­lukut tre­go­jnë se page­sat për ndër­timin e vilës nga “Alko Impex Con­struc­tion” nuk ishin falas.

Sipas vendim­it të gjykatës, ato u për­fi­tu­an si shpër­blim për një nga pro­ce­du­rat e prokurim­it të drej­tu­ara nga Autoriteti Rru­gor Shqip­tar, ten­derin “Ndër­ti­mi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond lim­it 2.2 mil­iardë lekë. Sipas prokuror­isë, ky ten­der dhe të tjerë u manip­u­lu­an nën udhëzimet e Bal­lukut për ish-drej­torin e ARRSH-së, Evis Berberi, dhe vartësit e tij.

Në vendim vihet në duk­je se pro­ce­du­ra nisi në shkel­je të plotë më 9 gusht 2021 nga zv.drejtori Gen­tian Gjyli pa mar­rë ende mira­timin e Min­istrisë, i cili erd­hi një ditë më vonë. Afatet për kom­pan­itë u kufizuan në kundër­sh­tim me ligjin, ndër­sa pro­ce­si kon­trol­lo­hej nga celu­lari i Evis Berber­it përmes aplika­cionit “Sig­nal”, ku ky mer­rte urdhrat nga Bal­luku dhe vinte në lëviz­je vartësit.

SPAK citon disa bise­da të kapu­ra në celu­lar­in e Berber­it në të cilat ky kërkon udhëz­ime nga Bal­luku për ten­der­at. Kësh­tu, në 1 tetor në orën 10:50, Evis Berberi i shkru­an min­istres të pyesë nëse kishte ndryshime planesh. “Ok, po pres, po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime”, thotë ai. Dy min­u­ta më vonë Bal­luku përgjig­jet lakonike: “Asnjë ndryshim”.

Një javë më vonë, në datën 7 tetor 2021, Komi­sioni i Vlerësim­it të Ofer­tave shpal­li fitues bashkëpunimin mes kom­panive “Alko-Impex Gen­er­al Con­struc­tion” dhe “2T” sh.p.k, me ofer­të ekonomike 2.2 mil­iardë lekë. Pavarë­sisht vlerës së ten­der­it dhe rëndë­sisë së objek­tit, fitue­si ishte në fakt garues i vetëm, pasi të gjitha kom­pan­itë e tjera u për­jash­tu­an më parë nga gara.Prokuroria thotë se pavarë­sisht se u shpall fitues, bashki­mi i oper­a­torëve kishte një sërë prob­lemesh dhe ndër të tjera dyshohet se kishte gën­jy­er për mjetet dhe stafin, duke i deklaru­ar ato si ekskluzive për pro­jek­tin, ndërko­hë që i kishte të angazhuar në punë të tjera.

Prokuro­r­ia kon­sta­ton se ky ishte një fal­si­fikim masiv kapacitetesh, pasi dy kom­pan­itë fituese kishin deklaru­ar staf dhe mjete që ishin plotë­sisht të zëna në dhjetë kon­tra­ta të tjera para­lele me ARRSH-në. Kom­pa­nia “2T” ishte angazhuar në 4 kon­tra­ta të tjera me dhjetëra kamionë e inx­hinierë, ndër­sa “Alko Impex” kishte deklaru­ar staf teknik fik­tiv që në fakt oper­onte në 6 kon­tra­ta të tjera të mirëm­ba­jt­jes së rrugëve./BIRN

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading