Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Inves­timet pub­like nga fondet e hua­ja kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremu­jorin e parë si në raport me fak­tin e të njëjtës peri­ud­he të vitit 2025 ash­tu edhe me planin e peri­ud­hës.

Të dhë­nat e fun­dit nga Min­is­tria e Finan­cave tre­go­jnë se vlera fak­tike e inves­timeve nga financi­mi i huaj për tremu­jorin e parë të vitit 2026 ishte 2.7 mil­iardë lekë me rënie 31% kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025, kur inves­timet kap­nin shifrën e 4,027 mil­ionë lekëve dhe 38 për qind më pak se plani i peri­ud­hës.

Kjo ecuri sug­jeron bar­ri­era në thith­jen e fondeve të mirat­u­ara tash­më ose vone­sa në imple­men­timin e pro­jek­teve të nisura. Ky trend u pa edhe në tregue­sit e borx­hit pub­lik kur kred­itë e nën­shkru­ara të pa- tërhe­qura shënu­an një reko­rd prej 2 mil­iardë eurosh në tremu­jorin e parë 2026. Nga kjo shumë 500 mil­ionë euro janë hua dhe grande nga fon­di i Rrit­jes së BE për Shqipërinë.

Tremu­jorët e parë të 2026 dhe 2024 shëno­jnë vler­at më të ulë­ta të inves­timeve të hua­ja nga fondet pub­like që nga viti 2015.

Për të sig­u­ru­ar dis­bur­simin e plotë të fondeve gjatë vitit 2026 dhe për të shman­gur djegien e rreth 68 mil­ionë eurove në qer­shor nga plani I rrit­jes së Be-së, Shqipëria duhet të përm­bushë një sërë eta­pash kyçe të përf­shi­ra në Agjendën Kom­bëtare të Refor­mave. Këto refor­ma janë të ndara në disa shtyl­la krye­sore që prekin si themelet e shtetit, ash­tu edhe rrit­jen ekonomike.

Sundi­mi i Ligjit mbetet shtyl­la më kri­tike, ku kërko­het pro­gres i mat­shëm në refor­mën në drejtësi, veçanër­isht në uljen e num­rit të çësht­jeve të pra­pam­be­tu­ra në gjyka­ta dhe forcimin e pavarë­sisë së insti­tu­cion­eve të reja të drejtë­sisë.

Një vëmend­je e veçan­të i kush­to­het luftës kundër kor­rup­sion­it dhe krim­it të orga­nizuar, ku Bruk­seli kërkon rezul­tate konkrete në sekuestrim­in e pasurive të paligjshme dhe dën­ime të for­mës së pre­rë për zyr­tarët e lartë. Gjithash­tu, plotësi­mi i kornizës ligjore për mbro­jt­jen e të drej­tave themelore dhe lirisë së medias është kusht i pane­go­ci­ueshëm.

Për të nxi­tur rrit­jen ekonomike, Shqipëria duhet të për­mirë­so­jë ndjeshëm mje­disin e të bërit biznes. Kjo përf­shin thjesh­timin e mëte­jshëm të licen­cave dhe lejeve përmes digji­tal­izim­it, si dhe rrit­jen e trans­parencës në prokurimet pub­like. Një refor­më speci­fike lid­het me reduk­timin e infor­malitetit në ekono­mi dhe për­mirësimin e admin­istrim­it fiskal, duke synuar një konkur­rencë më të nder­shme në treg.

Gjithash­tu në kudër të inte­grim­it ën BE Shqipëria duhet të zba­to­jë masa që lid­hin pro­gram­et arsi­more me nevo­jat reale të indus­trisë, si dhe të for­co­jë ske­mat e mbro­jt­jes sociale.

Zba­ti­mi i këtyre refor­mave mon­i­toro­het përmes një sis­te­mi nga Komi­sioni Europi­an, ku çdo vonesë në hap­at sasiorë përk­the­het në bllokim të kësteve financiare./ B.Hoxha “Revista Mon­i­tor”

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading