A kemi të bëjmë me alienë? Astrofizikanti flet për dosjet sekrete të publikuara nga Pentagoni

Pen­tag­o­ni pub­likoi së fund­mi dhjetëra doku­mente të deklasi­fikuara mbi UFO‑t dhe fenomenet ajrore të paiden­ti­fikuara, pas një urdhri të Pres­i­den­tit amerikan Don­ald Trump.

Astrofizikan­ti Erald Buneci thek­soi se objek­tet e paiden­ti­fikuara mund t’i kon­sidero­jmë UFO, por jo alienë, pasi nuk ka asgjë të fak­tu­ar. Ai vuri në duk­je se mate­ri­alet e pub­likuara duhet të shi­hen me sy kri­tik dhe racional, pa thënë fjalën e fun­dit.

“Këto janë thjesht filmime, krye­sisht nga ush­tria amerikane gjatë viteve, por që s’tregojnë asgjë për ekzis­tencën e alienëve në Tokë. Nëpër filmime ka gjith­monë objek­te që nuk iden­ti­fiko­hen. Nuk janë fak­te, janë thjesht filmime ushtarake, ku sekret mund të ketë qenë ven­di dhe koha e filmim­it, por jo në lid­hje me alienët.

UFO mund t’u the­mi, por jo alienë. Ose ato mund të kenë qenë të manip­u­lu­ara nga ush­tria për t’u dukur nga armiku si të tilla, me qël­lim që të shpërqen­dro­het armiku, nëse i dër­gon një avion spi­un për të mar­rë infor­ma­cion.

Ata mund të thonë ka qenë një UFO, nuk ishim ne. Duhet të shohim çfarë mate­ri­alesh janë, çfarë të rejash na japin, por me sy kri­tik dhe racional”, tha Buneci.

I pyetur përse shfaqen shumë objek­te të paiden­ti­fikuara në vitet 60’, astrofizikan­ti dha këtë shp­jegim: “Në vitet 60’ ka qenë moda dhe kli­ma e tillë.

Ka qenë misioni ‘Apol­lo’, Lufta e Fto­htë drejt hapësirës, dhe kjo frymë ka qenë edhe te shtetet dhe reflek­to­hej në pop­ull, dhe u vinin më shumë rëndësi flu­turimeve në hapësirë.

Por janë video nor­male, ku çdokush prej nesh mund t’i ketë mar­rë, por s’mund të shko­jmë në fjalën e fun­dit dhe të the­mi që janë alienë”.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading