Si fshihen Pandi Carapuli e Vullnet Sinaj i “Big Market”; te leja e kullës 33 kate në Vlorë, në emër të komikut Donald Veshaj

Me kap­i­tal kom­panie 11 mijë euro dhe pa asnjë aktivitet ndër­ti­mi, ish-banori i ‘Big Broth­er’ kërkoi dhe mori lejen për kul­lë 33 kate mbi tokë e 4 nën tokë në qendër të Vlorës; e tra­j­tu­ar në KKT bren­da 1 jave. Pas maskës së komikut dhe dhën­drit të deputetit Vull­net Sinaj, zbu­lo­hen Pan­deli Cara­puli (mik i Ramës e ndërtues i sara­jeve të tij në Sur­rel) dhe vetë deputeti Sinaj, pronar i ‘Big Mar­ket’.

Don­ald Veshaj, me pagë 34 mijë lekë në muaj, nuk deklaron asnjë aktivitet financiar…Linja e qokave për leje kul­lash, hote­lesh e resortesh për oli­garkë e poli­tikanë të PS-së, të maskuara pas per­son­azheve të ekran­it e show­biz­it, është një nga mar­ifetet që po për­dor kryem­i­nistri Edi Rama vitet e fun­dit.

Të njëjtën skemë ka për­dorur me lejen për kul­lë 33 kate mbi tokë e 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës, dhënë kom­panisë “DGC”, të kri­juar më 28 shkurt 2024, me kap­i­tal rreth 11 mijë euro.

Kjo kom­pani u kri­jua nga komiku dhe ish-banori i “Big Broth­er”, Don­ald Veshaj, dhe Gle­nis Çobo, me nga 50% aksione secili; të cilët, thuhet se në dhje­tor 2024 i kanë shi­tur 50% të aksion­eve për 5000 euro kom­panisë “Anchor Invest­ment” në pronësi të Albi Shytit, por pa e pasqyru­ar në Qen­drën Kom­bëtare të Biznesit.Sipas infor­ma­cion­eve dhe dy provave të for­ta, thuhet se pas lejes së kul­lës 33 kate mbi tokë e 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës, të kërkuar nga Don­ald Veshaj e ortaku Gle­nis Çobo dhe të pran­uar nga Këshilli Kom­bë­tar i Ter­ri­torit, qën­dro­jnë ndërtue­si Pan­deli Cara­puli dhe deputeti i PS-së, Vull­net Sinaj, pronar i “Big Mar­ket”.

Kom­pa­nia “Euro­col” e Pan­deli Cara­pulit, mik i kryem­i­nistrit Edi Rama dhe ndërtues i sara­jeve të tij në Sur­rel, rezul­ton të jetë spon­sorizuese e aktivitetit të komikut Don­ald Veshaj dhe e plat­for­mës “X Media” në pronësi të vël­lait Romeo Veshaj.

Ndër­sa ortaku i Don­ald Vesha­jt në kom­pan­inë “DGC”, që ka aplikuar për lejen e kul­lës në Vlorë, Gle­nis Çobo, është dhën­dri i deputetit të PS-së në Vlorë, Vull­net Sinaj, pronar i “Big Mar­ket”.

Nuk është rastësi që dy per­sona pa asnjë lid­hje me biz­nesin e ndër­tim­it, që kanë vetëm 11 mijë euro kap­i­tal dhe prej theme­lim­it të kom­panisë nuk kanë aktivitet e bilanc tati­mor, kërko­jnë të ndër­to­jnë kul­lë 33 kate mbi tokë e 4 kate nën­tokë me vlerë inves­ti­mi mil­iona euro.

Provave që zbu­lo­jnë fak­tin se pas lejes së ndër­tim­it të kul­lës që kanë kërkuar komiku Veshaj dhe ortaku i tij Çobo qën­dro­jnë Pan­deli Cara­puli dhe deputeti Vull­net Sinaj i “Big Mar­ket”, i shto­het edhe fak­ti që kërke­sa për lejen e kul­lës është tra­j­tu­ar në mbled­hjen e KKT-së të datës 29 prill 2026, vetëm 1 javë pasi është dorëzuar kërke­sa.

Në faqen zyrtare të Agjen­cisë së Zhvil­lim­it të Ter­ri­torit (AZHT) nuk janë pub­likuar vendimet për lejet e ndër­tim­it që janë mirat­u­ar në mbled­hjen e datës 29 prill 2026, ku është dhe leja e kul­lës “Veshaj”, por pavarë­sisht se mba­het e fshe­htë, pop­ul­li thotë: “Minare­ja nuk futet në thes”.

Edhe nëse kjo kul­lë është vërtet inves­tim i komikut Don­ald Veshaj dhe ortakut të tij Gle­nis Çobo, “mis­ter” është buri­mi i mil­ion­ave që do të finan­co­jnë për këtë kul­lë dhe pronësia e tokës në qendër të Vlorës.

Sepse Don­ald Veshaj fig­uron me pagë 34 mijë lekë në muaj si prezantues pro­gra­mi tele­viziv, ndër­sa ortaku i tij Gle­nis Çobo, dhëndër i deputetit Vull­net Sinaj, nuk fig­uron i punë­suar.

Mad­je Don­ald Veshaj nuk ka aktivitet finan­ciar të deklaru­ar në Tatime e QKB, as për kom­pan­inë “On Frame Film Pro­duc­tion” sh.p.k. në ortakëri me bashkëshort­en Borana Zemani, dhe as për kom­pan­inë e saj “Zemani Z” sh.p.k., me aktivitet treg­ti­mi vesh­jesh e pro­duk­te sportive./Pamfleti

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading