Hormuzi hyn në epokën e bitcoin, Irani skemë ‘speciale’ për të anashkaluar sanksionet!

Teherani syn­on të shfry­të­zo­jë ngushticën strategjike si burim të ri të ard­hurash, ndër­sa Trump disku­ton opsione ushtarake ndaj Iran­it…

Irani po stu­dion kri­jimin e një sis­te­mi të ri sig­urimesh detare të bazuar në bit­coin për ani­jet që kalo­jnë përmes Ngushticës së Hor­muz­it, në një kohë kur ten­sionet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin vazh­do­jnë të rriten.Sipas plat­for­mës ekonomike arabe Asharq-Bloomberg, e lid­hur me grupin Bloomberg dhe duke citu­ar doku­mente të pub­likuara nga agjen­cia ira­ni­ane Fars, pro­jek­ti do të quhet “Hor­muz Safe” dhe syn­on kom­pan­itë ira­ni­ane të trans­portit detar si edhe pronarët e mall­rave që lëvizin në Gjirin Per­sik dhe rrugët për­reth Hor­muz­it.

Rapor­ti thotë se poli­cat e sig­urim­it do të paguhen me bit­coin dhe do të shoqëro­hen me doku­mente “të ver­i­fikueshme krip­tografik­isht”.

Sipas doku­menteve të atribu­uara Min­istrisë ira­ni­ane të Ekonomisë dhe Finan­cave, sis­te­mi mund t’i sjel­lë Repub­likës Islamike mbi 10 mil­iardë dol­larë të ard­hu­ra, megjithëse nuk është bërë pub­lik një afat kohor apo mënyra konkrete e funk­sionim­it të skemës.

Ngushti­ca e Hor­muz­it kon­sidero­het një nga kor­ri­doret më strategjike të energjisë në botë, pasi një pjesë e mad­he e eksporteve glob­ale të naftës kalon përmes saj.

Çdo zhvil­lim që lid­het me sig­ur­inë e lun­drim­it në këtë zonë mon­i­toro­het me shqetësim nga treg­jet ndërkom­bëtare dhe fuqitë perëndi­more.

Nis­ma ira­ni­ane vjen në një moment ten­sioni të lartë diplo­matik dhe ushtarak me Uash­ing­tonin. Sipas Axios, admin­is­tra­ta Trump e kon­sideron të pam­jaftueshme propoz­imin e fun­dit që Teherani i ka dër­guar SHBA-së përmes Pak­istan­it në kuadër të nego­ci­atave për pro­gramin bërthamor.

Burime amerikane thanë për Axios se Shtëpia e Bard­hë men­don se ofer­ta ira­ni­ane “nuk për­faqë­son një për­parim domethënës” dhe nuk mjafton për arrit­jen e një mar­rëvesh­je­je.

Pres­i­den­ti amerikan Don­ald Trump pritet të mbled­hë në “Sit­u­a­tion Room” drejtue­sit krye­sorë të sig­urisë kom­bëtare për të disku­tu­ar opsionet ushtarake ndaj Iran­it, ndër­sa një zyr­tar amerikan par­ala­jmëroi se, nëse Teherani nuk ndryshon qën­drim, nego­ci­atat mund të vazh­do­jnë “me bom­ba”.

Sipas admin­is­tratës amerikane, Irani ka deklaru­ar se nuk syn­on të zhvil­lo­jë armë bërthamore, por nuk ka ofru­ar angazhime të qar­ta për ndal­im­in e pasurim­it të ura­ni­u­mit apo dorëz­imin e rez­er­vave të ura­ni­u­mit të pasu­ru­ar në nivele të lar­ta.

Zyr­tarët amerikanë kanë mohuar gjithash­tu rapor­timet se SHBA është e gat­shme të lehtë­so­jë sank­sionet pa kushte. “Kemi nevo­jë për një mar­rëvesh­je reale, të fortë dhe të deta­juar për pro­gramin bërthamor. Përndryshe do të flasim përmes bom­bave.”, tha një burim për Axios.

Anal­istët vlerë­so­jnë se pro­jek­ti iran­ian për sig­urimet detare me bit­coin mund të shi­het edhe si për­p­jek­je për të shman­gur sis­temin finan­ciar tradi­cional ndërkom­bë­tar dhe efek­tet e sank­sion­eve perëndi­more, duke për­dorur krip­tomoned­hat si alter­na­tivë për transak­sionet ndërkom­bëtare në një moment izoli­mi ekonomik dhe pre­sioni gjeopoli­tik

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading