Lufta për kryetar të PD-së, Salianji ankimon zyrtarisht përjashtimin nga gara

Për­jash­ti­mi i Salian­jit lid­het me kriteret e reja të mirat­u­ara nga par­tia gjatë pro­ce­sit të rifreskim­it të anë­tarë­sisë, ku për­jash­to­hen ata që kanë vepru­ar kundër intere­save të PD-së ose kanë mba­j­tur qën­drime në kundër­sh­tim me vijën poli­tike të saj.Ish-deputeti i PD, Ervin Salian­ji, ka ankimuar këtë të hënë zyr­tar­isht për­jash­timin e tij nga gara për kryetar të PD-së.

Par­tia Demokratike për­jash­toi Ervin Salian­jin nga gara për kryetar, duke mos i dhënë mundës­inë të kan­di­do­jë në zgjed­hjet e 23 majit për­bal­lë Sali Berishës.

Sipas PD, Salian­ji nuk rezul­ton më pjesë e anë­tarë­sisë së par­tisë, çka e bën të pamundur kan­didimin e tij.Salianji nuk mund të kan­di­do­jë, nuk është më anë­tar i PD”, thuhet në përgjig­jen e sekre­tar­it të përgjithshëm të par­tisë.

Vetë Salian­ji nuk e kishte për­jash­tu­ar mundës­inë për të hyrë në garë, por rifreski­mi i lis­tave të anë­tarë­sisë e ka lënë atë jashtë struk­tu­rave të PD-së.

Ai kon­sidero­hej një ndër fig­u­rat krye­sore që mund të sfi­donte Berishën, me të cilin kishte pasur për­plas­je poli­tike, përf­shirë orga­niz­imin e takimeve para­lele me demokratët.Përjashtimi i Salian­jit lid­het me kriteret e reja të mirat­u­ara nga par­tia gjatë pro­ce­sit të rifreskim­it të anë­tarë­sisë, ku për­jash­to­hen ata që kanë vepru­ar kundër intere­save të PD-së ose kanë mba­j­tur qën­drime në kundër­sh­tim me vijën poli­tike të saj.

“Kanë punuar kundër intere­save të Par­tisë Demokratike në fushatat zgjed­hore, duke u angazhuar në for­ma të ndryshme pro kundër­shtarëve tanë poli­tikë; apo ata që, me qën­drimet e tyre pub­like dhe poli­tike kanë vepru­ar kundër vijës poli­tike të Par­tisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundër­shtarët tanë poli­tikë për çësht­je shumë të rëndë­sishme në nivelin ven­dor apo qen­dror”, thuhet në udhëz­im e shpërn­darë nga PD.Përplajsa në dis­tancë Salian­ji-Berisha

Kriza shpërtheu pub­lik­isht pas sin­jaleve të Salian­jit se do të sfi­donte Berishën në garën për kre­un e PD-së. Që në mars, ish-deputeti demokrat nisi një seri takimesh në bazë, ku kri­tikonte lid­er­shipin aktu­al dhe kërkonte “një opoz­itë të re”.

Në 9 prill, nga Vlo­ra, ai sul­moi mënyrën se si po drej­to­hej par­tia, duke ironizuar “fishekz­jar­rët poli­tikë” të Berishës dhe duke par­ala­jmëru­ar se PD po hynte në zgjed­hje pa vizion e pa shpresë reale për fitore.

Ten­sionet u rritën pas protestës së opoz­itës më 17 prill, të cilën Salian­ji e kon­sideroi dësh­tim poli­tik. Në një inter­vistë tele­vizive më 21 prill, ai deklaroi hapur se “Berisha është kthy­er në pengesë për opoz­itën”, duke shtu­ar se gjuha poli­tike e kreut të PD-së ishte “e tejkalu­ar” dhe se par­tia ndod­hej “më dobët se katër vite më parë”.

Salian­ji aku­zoi drej­timin aktu­al se kishte larguar fig­u­rat me kon­tribut dhe se prote­s­tat nuk frymë­zonin më demokratët.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading