Nën shoqërinë e një prej të besuarave të Veliajt, Ajola Xoxa ndjek ndeshjen Elbasani-Egnatia, ja transformimi i bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dje ka zgjedhur të ndjekë ndeshjen e kampionatit shqiptar të futbollit mes Elbasanit dhe Egnatias.
Raportohet se Xoxa ishte e shoqëruar nga familja e një zyrtareje të Bashkisë Tiranë, e cila konsiderohet një nga “besniket” e kryebashkiakut Veliaj.
Ajo që bie në sy në foto është transformimi i Ajola Xoxës, e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.
Foto credits: EPOST

Kujtojmë se Xoxa po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për dyshime se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike për përfitim personal.
Ndaj saj dhe Erion Veliajt rëndojnë disa akuza serioze, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe futjen e sendeve të paligjshme. Sipas SPAK, dyshohet se çifti ka qenë i përfshirë në një skemë të gjerë dhe të strukturuar të pastrimit të parave.
Nga ana e tij, Veliaj ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si politike dhe të pabazuara.



