Nga simptomat te rreziku për jetën! Sa shqetësues është shpërthimi i Ebolës në Kongo

Shpërthi­mi i Ebolës në Repub­likën Demokratike të Kon­gos ka ngrit­ur alarmin mbi rrezikun e përhap­jes në botë.

Virusi rapor­to­het se është përha­pur për javë të tëra pa u zbu­lu­ar në një pjesë të botës ku lufta civile e bën të vështirë për­bal­lim­in e sit­u­atës dhe ku ka pak mjete për të ndalu­ar një virus që vret rreth një të tretën e njerëzve të infek­tu­ar.

Deri më tani janë rapor­tu­ar 250 raste të dyshuara dhe rreth 80 vdekje.Shumica e shpërthimeve të Ebolës kanë ten­dencë të jenë të vogla, por spe­cial­istët janë të shqetë­suar nga shpërthi­mi i viteve 2014–2016. Në atë kohë, 28,600 njerëz në Afrikën Perëndi­more u infek­tu­an në shpërthimin më të madh të sëmund­jes ndon­jëherë.

Shpall­ja e një emergjence shën­de­të­sore pub­like me shqetësim ndërkom­bë­tar nga Orga­ni­za­ta Botërore e Shën­de­të­sisë (OBSH) nuk do të thotë se jemi në fazat e her­shme të një pan­demie të stilit Covid.

Rreziku që paraqet Ebo­la për të gjithë botën mbetet i vogël. Edhe në shpërthimin e viteve 2014–16, pati vetëm tre raste në Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë ishin punon­jës të kujde­sit shën­de­të­sor që ishin ofru­ar vull­ne­tarë për të ndih­muar.

Por kjo pasqy­ron se sit­u­a­ta është mjaft kom­plekse për të kërkuar koor­dinim ndërkom­bë­tar”, thotë Dr. Aman­da Rojek, nga Insti­tu­ti i Shken­cave Pan­demike në Uni­ver­sitetin e Oks­fordit.

Ebo­la është një sëmund­je e rëndë dhe vdek­jeprurëse, megjithëse është e rral­lë. Viruset e Ebolës infek­to­jnë natyr­shëm kaf­shët por njerëz­it mund të infek­to­hen nëse bien në kon­takt të ngushtë.

Ky shpërthim po shkak­to­het nga spe­cia Bundibu­gyo e Ebolës, është një nga tre speci­et e njo­hu­ra që shkak­to­jnë shpërthime, por është rel­a­tivisht e panjohur.Bundibugyo ka shkak­tu­ar vetëm dy shpërthime më parë, në vitin 2007 dhe 2012, ku vrau rreth 30% të njerëzve të infek­tu­ar. Bundibu­gyo paraqet një sërë sfi­dash.

Nuk ka vaksi­na ose tra­j­time me ilaçe të mirat­u­ara për Bundibugyo‑n, megjithëse ka disa vaksi­na eksper­i­men­tale, ndryshe nga speci­et e tjera të virusit Ebo­la.

Dhe testet për të për­cak­tu­ar nëse dikush e ka infek­sion­in nuk duket se funk­siono­jnë mirë.Rezultatet fillestare të shpërthim­it ishin neg­a­tive për virusin Ebo­la dhe u nevo­jitën mjete lab­o­ra­torike më të sofistikuara për të kon­fir­muar përf­shir­jen e Bundibu­gyo.

“Bal­lafaqi­mi me Bundibu­gyo është një nga shqetësimet më të rëndë­sishme në këtë shpërthim,” thotë Prof Trudie Lang nga Uni­ver­siteti i Oks­fordit.

Simp­to­mat men­do­het se shfaqen midis dy dhe 21 ditëve pasi dikush është infek­tu­ar. Fil­lim­isht ato janë si simp­to­mat e grip­it: ethe, dhim­b­je koke dhe lod­hje.

Por, ndër­sa Ebo­la për­paron, ajo çon në të vjel­la, diarre dhe mos­funk­sion­im të organ­eve të trupit. Disa pacien­të zhvil­lo­jnë gjakderd­hje të brend­shme dhe të jashtme.

Meqenëse nuk ka ilaçe të mirat­u­ara për të synuar virusin Bundibu­gyo, tra­j­ti­mi mbështetet në “kujdes mbështetës të opti­mizuar” duke përf­shirë menax­himin e dhim­b­jes, infek­sion­eve të tjera, lëng­jeve dhe ushqy­er­jes. Kujde­si i her­shëm për­mirë­son shanset e mbi­jetesës.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading