Turi Çiklistik i Shqipërisë për 5 ditë! Ja rrugët që do bllokohen sot në Tiranë, kufizime në të gjithë vendin

Nga sot deri të enjten do të zhvil­lo­het Turi Çik­lis­tik i Shqipërisë 2026 dhe disa rrugë do të jenë të bllokuara. Sot bllokimet e rrugëve do të përf­shi­jnë Tiranën.

Poli­cia njofton se është har­tu­ar një plan masash për të garan­tu­ar mbarë­va­jt­jen e aktivitetit ndërkom­bë­tar sportiv “Turi Çik­lis­tik i Shqipërisë 2026”.

Aktiviteti, i ndarë në 5 eta­pa, do të zhvil­lo­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të orga­ni­zo­het në bashkëpunim me Fed­er­atën Shqiptare të Çik­l­izmit, Min­istrinë e Tur­izmit, Kul­turës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kom­bë­tar Shqip­tar, si dhe me bashk­itë përkatëse.

Në aktivitet do të mar­rin pjesë skuadra çik­lis­tike nga Shqipëria, vendet e Bal­lka­n­it dhe Europa.Nisur nga fak­ti se Turi i 83-të Çik­lis­tik i Shqipërisë do të për­shko­jë disa nga akset dhe qytetet krye­sore të ven­dit, Poli­cia e Shtetit ka har­tu­ar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazho­jë struk­tu­rat ven­dore të Poli­cisë, shër­bimet e Poli­cisë Rru­gore dhe struk­tu­rat mbështetëse, me objek­tiv garan­timin e ren­dit pub­lik dhe sig­urisë rru­gore, esko­r­timin e çik­listëve dhe mbarë­va­jt­jen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.Itinerari i eta­pave do të jetë si më poshtë:

-Eta­pa I, data 18.05.2026Orari i bllokim­it: 12:00 : Sheshi “Skën­der­bej” – bule­var­di “Zogu i Parë” – rru­ga “Dedë Gjo Luli” – rru­ga “Mys­lym Shyri” – bule­var­di “Dësh­morët e Kom­bit” – rru­ga “Lekë Duk­agji­ni” – rru­ga “Ibrahim Rugo­va” – bule­var­di “Gjergj Fish­ta” – Unaza e Mad­he – autostra­da Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthi­mi për në Milot – fin­ishi në Lezhë.

-Eta­pa II, data 19.05.2026Orari i bllokim­it: 12:00 Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – fin­ishi në Elbasan.

-Eta­pa III, data 20.05.2026

Orari i bllokim­it: 12:00: Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fier­it – fin­ishi në Vlorë.

-Eta­pa IV, data 21.05.2026

Orari i bllokim­it: 12:00: Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – fin­ishi në Vlorë.

-Eta­pa V, data 22.05.2026Orari i bllokim­it: 10:00: Vlorë–Rrethrrotullimi i Lush­n­jës – fin­ishi në Fier.

Poli­cia e Shtetit apelon për mirëkup­ti­min dhe bashkëpunimin e qyte­tarëve gjatë zhvil­lim­it të aktivitetit, si dhe reko­man­don për­dorim­in e akseve alter­na­tive në seg­mentet ku do të ketë kufiz­ime të përkohshme të qarkul­lim­it.

Struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit do të jenë mak­si­mal­isht të angazhuara për garan­timin e sig­urisë dhe mbarë­va­jt­jen e këtij even­ti sportiv ndërkom­bë­tar.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading