Djali i themeluesit të Mango merret në pyetje për vdekjen misterioze të babait

Djali i themeluesit të Mango merret në pyetje për vdekjen tragjike të babait të tij në Spanjë
Mango është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pasi Jonathan Andic, djali i themeluesit të grupit të njohur të modës, u paraqit në gjykatë në kuadër të hetimeve për vdekjen e babait të tij, Isak Andic.
Jonathan Andic mbërriti i shoqëruar nga policia në gjykatën e Martorell, ku autoritetet spanjolle pritet ta marrin në pyetje lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi në dhjetor 2024. Isak Andic humbi jetën pasi ra nga një shkëmb pranë Barcelona, në një rast që fillimisht u raportua si aksident.
Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë shtyrë hetuesit të rihapin disa pista dhe të marrin në pyetje persona të afërt me miliarderin e modës. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi arsyet e ndalimit apo dyshimet konkrete të autoriteteve.
Vdekja e Isak Andic tronditi botën e biznesit dhe industrinë ndërkombëtare të modës, pasi ai konsiderohej një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Europë dhe figura kyçe pas suksesit global të Mango.