Ndërtimi pa leje i beachbar-it në Sarandë! Gjykata lë në BURG kryepolicin e qytetit, masat për të përfshirët e tjerë

Pas 7 orësh seancë gjyq­sore, për cak­timin e masës së sig­urim­it ndaj katër efek­tivëve të Komis­ari­atit të Sarandës, të cilët u ndalu­an katër ditë më parë nga AMP pas skan­dalit të beach­bar-it, për të cilin kishin favorizuar ndër­timin pa leje.

Knë qenë prokuroret  Sil­vana Bel­ish­ta dhe Esmeran­da Basho ato që zhvil­lu­an hetimet, tek­sa sot ato këkru­an masën e sig­urisë “arrest me burg” me afat 45 ditë për sih-shefin e Komis­ari­atit të Sarandës, Gëz­im Bash­llar­in dhe spe­cial­istin e zonës Robert Çul­li, si dhe “Arrest në shtëpi ” për ofi­cerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Isla­maj.

Ndërko­hë opas seancës, Gjyq­tari i rastit Shkëlzen Liçaj, bëri ndryshimin e masës së sig­urisë vetëm për Gëz­im Bash­llar­in dhe Robert Çullin, duke e ulur afatin e “arrestit me burg” në 30 ditë, ndër­sa kërkesën për të tjerët e la të pandryshuar.Avokati mbro­jtës i ish-she­fit Gëz­im Bash­llai, Edi­son Ade­mi u shpreh: “Gjyka­ta vlerë­soi ndal­im­in si të paligjshëm. Provat mungo­nin pothuaj tërë­sisht. Sipas vlerësim­it tim, kishte shkel­je të rën­da pro­ce­duri­ale dhe ligjore”.

Në sal­lën e gjyqit po ash­tu kanë dhënë deklarimet e tyre edhe vetë katër të akuzuar­it, të cilët kanë mohuar akuzat e ngrit­u­ra.

Kuj­to­jmë se She­fi i Komis­ari­atit të Sarandës dhe 3 inspek­torët e Poli­cisë u arrestu­an nën dyshimet se kishin mar­rë rysh­fet për të lejuar ndër­timin e beach bar­it ‘Copaca­bana’ në Sarandë, por edhe të objek­teve të tjera pa leje.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading