PËRPLASJE në Vlorë! Situata në Aeroportin e ri kthehet dramatike dhe qesharake, qindra policë qëndrojnë “gardh”, shteti dhe dy kompanitë që zihen bëhen “gazi i botës” (PAMJE)

Ten­sione të for­ta janë regjistru­ar edhe këtë të martë në hyr­je të Aero­por­tit Ndërkom­bë­tar të Vlorës. Ash­tu si një ditë më parë, sit­u­a­ta në kantierin e aero­por­tit është shoqëru­ar me për­plas­je dhe prani të shtu­ar të for­cave të poli­cisë, ndër­sa kon­flik­ti mes dy kom­panive aksion­are po pen­gon vijimin nor­mal të punimeve.

Qin­dra efek­tivë poli­cie janë ven­do­sur që në orët e para të mëng­je­sit para hyr­jes së aero­por­tit, duke kri­juar një “gardh” sig­urie dhe duke mos lejuar fut­jen e punon­jësve në ambi­en­tet e kantier­it për të vijuar punën.

Nga videot e sig­u­ru­ara nga News­bomb, shi­hen momente ten­sioni mes punon­jësve dhe efek­tivëve të poli­cisë, ku në disa raste ka pasur edhe për­plas­je fizike në hyr­je të aero­por­tit.


For­cat e poli­cisë nuk po lejo­jnë punon­jësit të futen në ambi­en­tet e Aero­por­tit si dhe janë ven­do­sur për të paran­dalu­ar inci­dente të tjera mes punon­jësve të kom­panisë “Mab­co” të Behg­jet Pacol­lit dhe “2A Group” të Val­on Ademit, dy ortakët që prej mua­jsh janë në kon­flikt për çësht­jen e aksion­eve dhe kon­trol­lin e kom­panisë kon­ce­sion­are të Aero­por­tit Ndërkom­bë­tar të Vlorës.

Një ditë më parë, punon­jësit e kom­panisë së Val­on Ademit nuk lejuan hyr­jen në kantier të 22 nënkon­trak­torëve të thirrur nga “Mab­co” për të kry­er punime në aero­port. Më pas, hyr­ja krye­sore u bllokua duke pen­guar edhe dal­jen e autom­jeteve të “2A Group”.

Kon­flik­ti mes palëve ka për­fun­d­uar në dyert e gjykatave. Në qendër të për­plas­jes është pre­tendi­mi i “2A Group” se ka blerë rreth 47% të aksion­eve të ortakut shu­micë “Mab­co”, pre­tendim që kundër­sh­to­het nga kjo e fun­dit, e cila deklaron se nuk ka fir­mo­sur asnjë kon­tratë shit­bler­je­je.

Ndërko­hë, Behg­jet Pacol­li reagoi një ditë më parë për sit­u­atën e kri­juar në aero­port, duke akuzuar palën tjetër për bllokim të punimeve dhe ten­ta­ti­va të paligjshme për mar­rjen e aksion­eve të kom­panisë. Ai par­ala­jmëroi se çësht­ja do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Kjo që po ndodh në Vlorë, ky ter­ror­iz­im i gru­peve krim­i­nale ndaj punon­jësve të investi­torit të vetëm Mab­co (pronar­it të 98% të kuo­tave), i cili është i ekspozuar me mbi 300 mil­ionë euro në Vlorë, i inku­ra­juar nga vendime gjyqë­sore të përkohshme, joligjore dhe jokushtetuese, e ka zanafil­lën te veprimet e pamoral­shme, të dënueshme, mashtruese dhe trad­htare të Val­on Llukës. Ai erd­hi në grupin Mabe­tex, kaloi nëpër shumë funk­sione, u pasu­rua dhe në fund, pas 18 vitesh, tre­goi fytyrën e tij të vërtetë dhe trad­htoi bes­imin që ia kishim dhënë”, tha Pacol­li ndër të tjera.

Për­plas­ja në Aero­portin e Vlorës:

Aero­por­ti i Vlorës është përf­shirë në një skemë të errët, me për­plas­je mes aksion­erëve dhe het­ime nga organet e drejtë­sisë. Kon­flik­ti mes biz­nes­menit Behg­jet Pacol­li dhe Val­on Ademit ka mar­rë për­masa pub­like dhe ligjore, ndërko­hë që Prokuro­r­ia e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar ka nisur het­ime për kon­tratën kon­ce­sion­are që finan­con pro­jek­tin.

Val­on Ade­mi për­faqë­sues i kom­panisë 2A Group, fil­lim­isht ka pasur 2% të aksion­eve në Aero­portin e Vlorës. Ndërko­hë pas tërhe­q­jes së turqëve,  Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ade­mi ka pre­tend­uar se mes tij dhe Pacol­lit u fir­mos një kon­tratë ku atij i kalu­an 47% të aksion­eve.

2A Group e Ademit kërkon të nji­het si 47 për qind aksion­er duke pasur në dorë kon­tratën por edhe gjithë doku­mentet e inves­tim­it gjatë këtyre dy viteve, ndër­sa Mab­co e Pacol­lit refu­zon dhe ka mar­rë një vendim si aksion­er krye­sor që të mos lejo­het ndryshi­mi i aksion­eve.

Gjithash­tu ai ka akuzuar Pacollin se ka bërë mar­rëvesh­je finan­cia­re, huanë prej 100 mil­ionë eurosh, pa e njof­tu­ar dhe përf­shirë në mënyrë të sak­të ortakun e vogël, dhe se shumë nga këto fonde nuk kanë ard­hur të regjistru­ara në Shqipëri.

Avokati i Ademit ka deklaru­ar se kur fir­ma turke që kishte mar­rë pjesë në pro­jekt (YDA Group) u tërhoq, aksionet e saj kalu­an te Mab­co, e Behg­jet Pacol­lit, dhe në të njëjtën ditë u nën­shkrua mar­rëvesh­je mes Pacol­lit dhe Ademit, me ndar­je që sipas tyre duhej të ishte 49–51. Por Mab­co kundër­sh­ton këtë vari­ant dhe nuk pra­non që të bëhet regjistrim zyr­tar i pjesë­mar­rjes sipas kon­tratës note­ri­ale.

Më herët Pacol­li ka ven­do­sur të shkarko­jë admin­is­tra­torin e kom­panisë kon­ce­sion­are të aero­por­tit, Val­on Llu­ka, me votat e vetë Mabco‑s, pa pran­inë ose mira­timin e 2A Group. 2A Group pre­tendon se ky veprim është bërë për të for­cuar kon­trol­lin e Pacol­lit dhe për të elimin­uar çdo pengesë insti­tu­cional ose ligjore. Gjyka­ta e Tiranës ndërhyri duke pezul­lu­ar lëviz­jet e Pacol­lit lid­hur me aksionet e aero­por­tit, duke ndalu­ar çdo ndryshim në struk­turën e aksion­eve derisa të sqaro­het ligjër­isht se kujt i tako­jnë ato aksione në të vërtetë. Ndërko­hë, Val­on Ade­mi ka bërë kallëz­ime penale kundër Pacol­lit, përf­shirë akuza për mashtrim, fal­si­fikim doku­mentesh dhe manip­ulim të aksion­eve.

Ndërkaq, SPAK ka mar­rë një rol kyç, në kor­rik 2025 është regjistru­ar një pro­ced­im penal në fazë para­prake për kon­tratën kon­ce­sion­are të Aero­por­tit të Vlorës. SPAK po het­on nëse kon­tra­ta është dhënë në mënyrë të ligjshme, nëse kushtet finan­cia­re dhe ndër­ti­more janë për­puthur me lig­jet për prokurimet pub­like dhe nëse janë abuzuar me pro­ce­du­rat e kon­trak­tim­it.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading