Mbyll këtë cikël pas një punë shumë të mirë për të përfaqësuar kombin”, Sylvinho i jep lamtumirën Shqipërisë: Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë

Ka mar­rë fund sot epo­ka “Sylv­in­ho”! Në një deklaratë për medi­at, ish-tra­jneri tan­imë i Kom­bëtares i ka dhënë lam­tu­mirën e fun­dit kuqez­in­jve, duke fal­en­deru­ar një për një të gjithë ata që kanë qenë bashkëud­hë­tarët e tij përg­jatë këtyre tre viteve e gjys­më.

Tekniku brazil­ian thek­soi se vendi­mi për të mbyl­lur këtë cikël është mar­rë në mirëkup­tim të plotë, ndër­sa e cilë­soi peri­ud­hën në Shqipëri si një ekspe­ri­encë të veçan­të, ku ai dhe skuadra u rritën së bashku.

Ai vlerë­soi mikprit­jen e shqip­tarëve dhe punën e bërë nga të gjithë njerëz­it e fed­er­atës, duke nën­vizuar se përkush­ti­mi, zem­ra dhe djer­sa nuk munguan asnjëherë në këtë aventurë.Në fund, Sylv­in­ho uroi suk­sese tra­jner­it të ri të Kom­bëtares, ndër­sa falën­deroi të gjithë ata që e mbështetën përg­jatë këtyre viteve.

“Mirëmëng­je­si çuna dhe goca. Fale­minder­it zotit pres­i­dent. Edhe për mua janë dy min­u­ta me emo­cione. Nga pje­sa jonë do të falën­dero­jmë, por kemi ven­do­sur që së bashku të mbyl­let ky cikël, një cikël prej 3 vitesh e gjys­më në të cilin kemi punuar shumë mirë për të për­faqë­suar këtë kom­bëtare, një komb.Një komb që më ka mirëprit­ur shumë mirë dhe e falën­deroj shumë.

Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën dhe dua t’ju falën­deroj shumë. Falën­deroj dhe pres­i­dentin për bes­imin, për punën, sig­ur­isht mbi 100 njerëz që puno­jnë në këtë fed­er­atë. Shumë e dinë mirë se çfarë kemi bërë.

Me disa kemi pasur mundësi të hamë drekë, darkë. Dua të falën­deroj stafin teknik. Të gjithë fut­bol­listët të cilët kanë bërë një rrugë­tim prej 3 vitesh e gjys­më me ne dhe jemi rrit­ur të gjithë bashkë, sig­ur­isht falën­deroj dhe tifozët shumë dashamirës ndaj kom­bëtares, për ne ka qenë gjith­n­jë një shen­jë shumë poz­i­tive.

Sot s’kam shumë për të thënë. Më kuj­to­het që nga dita e parë që kam qenë këtu, ka qenë 9 janari i 2023, kam thënë diç­ka: “Shpir­ti, zem­ra dhe djer­sa nuk duhet të mungo­jnë kur­rë”. Këtë kam thënë në ditën e parë dhe ia kemi dalë të gjithë së bashku.

Dua t’ju falën­deroj të gjithëve ju që po më dëgjoni edhe sot pas 3 vitesh e gjys­më dhe shumë suk­sese tra­jner­it të ri, urime”, tha ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading