Aksidenti tragjik me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në aksin Mamurras–Laç, arrestohet shoferi 20-vjeçar

Eshtë arrestu­ar autori i aksid­netit tragjik me një vik­timë dhe katër të plago­sur, i ndod­hur mbrëm­jen e djeshme në aksin rru­gor Mamurras–Laç.

Sipas infor­ma­cion­eve, ai është një 20-vjeçar, i cili duke drej­tu­ar mak­inën e tij, është për­pla­sur me autom­jetin me drejtues shte­tasin N. Gj., 56 vjeç.

Ky i fun­dit ka hum­bur jetën ndër­sa janë plago­sur shte­t­a­sit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, të cilët ishin pasag­jerë në autom­jeti ne viktimës.20-vjeçari aku­zo­het për veprën penale “Shkel­ja e rreg­ullave të qarkul­lim­it rru­gor”.

Njof­ti­mi i poli­cisë:

Spe­cial­istët e Qarkul­lim­it Rru­gor arrestu­an në fla­grancë shte­tasin O. P., 20 vjeç, banues në Dur­rës, për veprën penale “Shkel­ja e rreg­ullave të qarkul­lim­it rru­gor”.

Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rru­gor Thumanë–Laç, autom­jeti që drej­tonte 20-vjeçari është për­pla­sur me autom­jetin me drejtues shte­tasin N. Gj., 56 vjeç.

Si paso­jë e aksi­den­tit, shte­tasi N. Gj. ka hum­bur jetën, ndër­sa janë dëm­tu­ar shte­t­a­sit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasag­jerë në autom­jetin tjetër, të cilët janë trans­portu­ar në Spi­tal­in e Traumës, Tiranë, për ndih­më mjekë­sore më të spe­cial­izuar.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë, për veprime të mëte­jshme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading