I dehur në timon u përplas me automjetin e policisë, ‘arrest në burg’ për 44-vjeçarin në Durrës

Gjyka­ta e Dur­rësit ka cak­tu­ar masën e sig­urisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili rrezikoi jetën e efek­tivëve të poli­cisë duke për­pla­sur mjetin e tyre me autom­jetin e tij gjatë një ten­ta­tive për t’i shpë­tu­ar ndalim­it.

Ai ishte i dehur në tim­on.

Si ndod­hi ngjar­ja?

Patrul­la ishte njof­tu­ar nga banorë të zonës për një drejtues që lëvizte me shpe­jtësi dhe në mënyrë të pakon­trol­lu­ar në lag­jen 17, në zonën e ish-Kënetës.

Gjatë ndjek­jes, në për­p­jek­je për t’i shpë­tu­ar poli­cisë, ai ka lëvizur mbrap­sht dhe ka për­pla­sur mjetin e efek­tivëve.

Ngjar­ja ndod­hi vetëm një rrug­icë larg ven­dit ku pak ditë më parë hum­bën jetën dy fëmi­jë dhe u pla­gos një tjetër.

Pas arres­tim­it në fla­grancë, testi i alkoolit tre­goi se Rezart Abazaj drej­tonte mjetin me 1.4 mg/l alkool, ndër­sa rezul­ton përsëritës për të njëjtën vepër penale.

Edhe më 5 mars ai ishte arrestu­ar në gjend­je të dehur pas një inci­den­ti rru­gor, por ishte lënë në masën “detyrim paraqit­je­je” me vendim gjykate duke e rik­thy­er sër­ish në rrugë e vënė në rrezik për jetën banorët dhe punon­jësit e poli­cisë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading