“Armandi më kërkoi të fikja dritat se…”/ Zhdukja e Eglant Kocit, zbardhet dëshmia e kamarierit

Armand Shakaj, më kërkoi të fik­ja dri­tat. Më tha se do të nxir­rte një frig­orifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Koc­it. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Art­man­dit”.

Kësh­tu e nisi rrë­fimin e tij në gjykatën e Tiranës, Enea Zyferin, ndaj të cilit u cak­tua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrah­jes së autorit të krim­it, lid­hur me zhduk­jen e 34-vjeçar­it Koci më 4 qer­shor në Tiranë.

I dyshuari Zyferi ka pre­tend­uar më tej se e ka parë Kocin kur ka hyrë në ambi­entin e punës së Shaka­jt, por nuk ka dijeni të mëte­jshme për fatin e tij.

Gjatë dësh­misë në gjykatë, Zyferi u shpreh gjithash­tu se Shakaj i kërkoi të çonte mak­inën në lavazh për ta larë dhe ai e dër­goi diku në fund të bule­vardit të ri.


Pavarë­sisht se ka mohuar dijeni për ngjar­jen e rëndë, ku Eglant Koci u mba­jt peng dhe dyshohet të jetë vrarë, Zuyferi u la në qeli.

Nga hetimet e der­i­tan­ishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Koc­it që të shkonte ta takonte te ambi­en­ti në afër­si të shkol­lës “Ismail Qemali” për­bal­lë drej­torisë së Poli­cisë së Shtetit.

Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjer­rë trupin i ka kërkuar kamerier­it të fike dri­tat, me pre­tendimin se do të nxir­rte një frig­orifer.

pavarë­sisht se është hequr energjia, kam­er­at e kanë fokusuar tek­sa ven­dos trupin e Koc­it në mak­inë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thel­lë të Librazhdit.

Ndër­sa, ka ten­tu­ar të fshe­hë çdo gjur­më, pasi motorin e mikut të tij e ka dër­guar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqen­dru­ar policinë, ndër­sa ka pas­tru­ar ambi­entin e punës si dhe ka urd­hëru­ar kamerierin të lajë mak­inën.

Poli­cia dyshon se Englant Koci është vrarë pasi gjur­më gjaku janë gje­tur si në ambi­entin ku është mba­j­tur peng, ash­tu dhe në mak­inë. Shakaj është shpal­lur tash­më në kërkim për mba­jt­jen peng dhe vras­jen e mikut të tij 34-vje­car.

Motivi i krim­it dyshohet të jenë për­plas­jet për porto­fo­lat e krip­tomoned­have.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading