Pasi më shau, më godit me…”/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve: Si më dhunoi ish-vartësi

Kanë dalë deta­je të reja lid­hur me kon­flik­tin fizik të rapor­tu­ar mes Drej­torit të Përgjithshëm të Agjen­cisë Kom­bëtare të Ekonomisë së Mbet­jeve, Dhim­i­traq Prish­ka, dhe Benard Fej­zol­lar­it, i cili tash­më është shpal­lur në kërkim nga autoritetet.

Sipas deklarim­it të bërë nga Prish­ka para het­uesve, për­plas­ja mes tyre ka nisur pas debat­eve të lid­hu­ra me lëviz­jen nga detyra të Fej­zol­lar­it dhe të një punon­jëse­je tjetër, të cilët ushtron­in funk­sione pranë kësaj agjen­cie.

Kjo e fun­dit është shkrirë si pjesë e pro­ce­sit të ristruk­turim­it të insti­tu­cion­eve shtetërore, bazuar në një vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Në dësh­minë e tij, Prish­ka ka pre­tend­uar se fil­lim­isht është ofend­uar me fjalë fyese nga Fej­zol­lari.

Më pas, sipas tij, kon­flik­ti ka degrad­uar në dhunë fizike, ku ai është godi­tur fil­lim­isht me shu­plakë në fytyrë dhe më pas me grusht.

Drej­tori i Agjen­cisë Kom­bëtare të Ekonomisë së Mbet­jeve ka deklaru­ar se ka reaguar vetëm në kushtet e vetëm­bro­jt­jes, duke e godi­tur edhe ai Fej­zol­lar­in pas sul­mit të pre­tend­uar ndaj tij.

Ndërko­hë, autoritetet po vijo­jnë hetimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes, ndër­sa Benard Fej­zol­lari është shpal­lur në kërkim policor.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading