Keni kohë deri me 12 Qershor, ja çfarë ka për të ndodhur më vonë

Turi i takimeve për 35-vje­torin e PS-së u ndal në Fier, aty ky krye­so­cial­isti Edi Rama e cilë­soi si krye­qytetin e social­istëve.

Pjesën më të mad­he të fjalim­it të tij e përqen­droi te zhvil­li­mi në Tiranë, te protestue­sit që ishin mbled­hur për të dhjetën ditë për­para Kryem­i­nistrisë, duke kërkuar anulim­in e pro­jek­tit të Zvërnecit.

Sipas Ramës, një pjesë e protestuesve po bien pre e nar­ra­ti­vave fik­tive dhe manip­ulim­it poli­tik nga for­ma­cionet e reja politike“Nuk them se njerëz­it që dalin në protestë janë agjen­të apo të futur nga agjen­tu­ra.

Por përveç një pjese që janë këta poli­tikanët e rinj të partive të reja që u vjetru­an shpe­jt, është edhe një pjesë njerëzish që kanë rënë pre e kësaj. E men­d­uar kësh­tu është shumë naive.”

Ndër­sa iu bëri të ditur se meto­dat për dhënien e dorëhe­q­jes nuk funk­siono­jnë tek ai.Nëse dikush dhe disa dalin në protestë e kërko­jnë që të jem i butë, ka një min­i­mum etik që të për­cak­to­het se për çfarë është shqetësi­mi:

Sazani, flamin­got, Zvërneci. Nëse je në protestë që të mos largo­hen flamin­got, nuk mund të kërkosh të largo­het qev­e­ria. Duhet të kërkosh hesap për flamin­got.

T’i kërkosh hesap bru­tal një shu­mice qev­erisëse të zgjed­hur, dhe ke gux­im shumë të madh ta bësh këtë, tre­gon se nuk ke turp. Nëse je në protestë që të mos largo­hen flamin­got, nuk mund të kërkosh të largo­het qev­e­ria.

T’i kërkosh hesap bru­tal një shu­mice qev­erisëse të zgjed­hur, dhe ke gux­im shumë të madh ta bësh këtë, tre­gon se nuk ke turp.

Hesap bru­tal një qev­er­ie, një shu­mice qev­erisëse, që e ka bërë Shqipërinë një vend, që është ven­do­sur në mbro­jt­je të pasurive naty­rore.

Lumi i fun­dit i egër i Evropës është shpal­lur park kom­bë­tar Vjosa, ku përf­shi­het edhe delta”.Rama bëri thirrje që deri në 12 qer­shor të mbyl­let disku­ti­mi pub­lik për inves­timin në Zvërnec.

Deri në këtë datë sipas Ramës, duhet të nda­het ambi­en­tal­iz­mi i vërtetë nga infor­ma­cionet e rreme, të cilat ai i cilë­soi ‘lla­paqor­riz­mi dhe qor­rol­lapiz­mi’.

Kuj­to­jmë se në 12 qer­shor në Tiranë do të orga­ni­zo­het një fes­të e mad­he për 35-vje­torin e theme­lim­it të PS në Shqipëri, ku pritet të ketë një prezencë të mad­he të social­istëve.

Drej­ti­mi i një ven­di nuk ka lid­hje me këtë. Par­tia Social­iste s’e duhet t’ia kuj­toj të gjithëve, Par­tia Social­iste është zgjed­hur për të udhëhe­qur, jo për t’i shkuar nga mbra­pa të tjerëve, dhe deri në 12 qer­shor që kemi fes­tën e mad­he që unë besoj do vini dhe ju në Tiranë, është mirë që të mbyl­let kjo bisedë dhe të nda­het ambi­en­tal­iz­mi nga lla­paqor­riz­mi dhe nga qor­rol­lapiz­mi.

Duhet të nda­het! Kush e do bule­vardin për ta qor­rol­la­puar të shko­jë ta qor­rol­lapo­jë.

Kush është në bule­vard ako­ma apo kush sim­pa­ti­zon me bule­vardin për Sazanin, a do shitet a s’do shitet, a është shi­tur a s’është shi­tur për Zvërnecin, a do betono­het, a s’do betono­het, a do ndër­to­het, si do ndër­to­het, a do mbro­het, a s’do mbro­het, për zhvil­lim­in e Shqipërisë dhe për mënyrën se si ne do të ndër­to­jmë në ato pika ku janë të ndjeshme”, tha mes të tjerash Rama.

Ende nuk dihet se çfarë po par­ala­jmëron Rama se do të ndod­hë gjatë këtyre ditëve, që sipas tij duhet të çojë në mbyll­jen e disku­timeve për ‘Zvërnecin’.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading