Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

Poli­cia e Tiranës ka godi­tur një grup krim­i­nal që shiste armë zjar­ri dhe ka vënë në pran­ga 4 per­sona, ndër­sa 2 të tjerë janë shpal­lur në kërkim.

Në kuadër të opera­cionit “Rrjeti” u arrestu­an shte­t­a­sit Marsel Var­ka, 35 vjeç, Elsaed Maqi­naj, 25 vjeç, Fabi­an Zako, 29 vjeç dhe Kris­taq Biba, 32 vjeç.Më tej, u shpal­lën në kërkim shte­t­a­sit Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdil­lari, 28 vjeç.Gjatë të gjithë peri­ud­hës het­i­more dhe aksion­eve policore, me objek­tiv godit­jen e veprim­tarisë krim­i­nale të këtij grupi, në total, janë vënë në pran­ga 9 shte­tas, si dhe janë sekuestru­ar 17 armë zjar­ri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e mad­he muni­cioni, 4 autom­jete dhe 13 celu­larë.

Nga hetimet dyshohet se 6 shte­t­a­sit e iden­ti­fikuar gjatë opera­cionit “Rrjeti”, së bashku me shte­t­a­sit e arrestu­ar më parë, Donati Jaku, Flo­ri­an Gje­ta, Urim Meta, Lig­or Mehmet dhe Klo­di­an Mustafa, të orga­nizuar si grup, kanë sig­u­ru­ar dhe kanë shi­tur në zona të ndryshme të krye­qytetit, armë zjar­ri, lëndë plasëse dhe muni­cion luftarak.

6 shte­tasve iu gjetën dhe iu sekuestru­an me cilës­inë e provës mate­ri­ale, 7 armë zjar­ri (4 pis­to­le­ta dhe 3 automatikë), muni­cion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shër­be­jnë hetim­it, i cili vijon për të iden­ti­fikuar shte­tas të tjerë të përf­shirë në grup, si dhe për të doku­men­tu­ar plotë­sisht veprim­tar­inë krim­i­nale të grupit.

Gjithash­tu, vijon puna për kap­jen e shte­tasve të shpal­lur në kërkim.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading