Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës, reagon Këshilli i Ambasadorëve: Protestuesit po trajtohen me arrogancë!

Këshilli i Ambasadorëve Shqip­tarë ka reaguar për prote­s­tat qytetare që po mba­hen prej 12 ditësh në Tiranë.

Reag­i­mi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqip­tarë (KASH) shpreh mbështet­jen e tij për të drejtën themelore dhe demokratike të qyte­tarëve shqip­tarë për të protes­tu­ar paqë­sisht në mbro­jt­je të intere­save kom­bëtare, pasurive pub­like, mje­dis­it dhe trashëgimisë naty­rore të ven­dit.

Prote­s­tat e fun­dit për­c­jellin mesazhe të qar­ta dhe legjitime, të cilat mer­i­to­jnë vëmend­je, dia­log dhe trans­parencë nga insti­tu­cionet shtetërore.


Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të përm­bushë detyrimet që rrjed­hin nga pro­ce­si i anë­tarësim­it në Bashkimin Europi­an, duke garan­tu­ar respek­timin e pronës pri­vate dhe të drej­tave të ligjshme të qyte­tarëve, duke pro­movuar një mod­el zhvil­li­mi në bashkëpunim dhe në shër­bim të komu­nitetit, si dhe duke kundër­sh­tu­ar e paran­dalu­ar çdo për­p­jek­je kor­rup­tive që cenon integritetin e këtyre pro­ce­seve dhe bes­imin e pub­likut tek insti­tu­cionet.

KASH vlerë­son se këto protes­ta nuk lid­hen vetëm me çësht­jen konkrete që i ka nxi­tur ato.

Ato pasqy­ro­jnë gjithash­tu shqetësime më të thel­la, të aku­mu­lu­ara ndër vite në opin­ion­in pub­lik, të lid­hu­ra me per­cep­ti­min mbi kor­rup­sion­in e përha­pur, pandëshkuesh­mërinë dhe, në disa raste, mbro­jt­jen poli­tike që u ofro­het indi­vidëve të përf­shirë në afera të ndryshme me interes pub­lik.

Këto per­cep­time kanë dëm­tu­ar bes­imin e qyte­tarëve tek insti­tu­cionet dhe kërko­jnë reflek­tim seri­oz nga të gjithë aktorët poli­tikë dhe insti­tu­cionalë.

Këshilli shpreh shqetësimin për mënyrën se si janë tra­j­tu­ar disa nga kërke­sat e protestuesve dhe dënon çdo qas­je arro­gante apo shpër­fil­lëse ndaj shqetësimeve qytetare.

Në një shoqëri demokratike, dëgji­mi i zërit të qyte­tarëve, kon­sul­ti­mi pub­lik dhe llog­a­rid­hë­nia janë pjesë e pan­dashme e vendim­mar­rjes së përgjegjshme.

KASH mbështet inves­timet e hua­ja strategjike që sjellin zhvil­lim ekonomik, vende pune dhe mod­ern­iz­im për Shqipërinë.

Megjithatë, çdo inves­tim i tillë duhet të bazo­het në trans­parencë të plotë, respek­tim rig­oroz të ligjit, mbro­jt­je të mje­dis­it dhe garan­tim të intere­sit kom­bë­tar.

Veçanër­isht kur bëhet fjalë për zona me rëndësi strategjike, bregdetare apo ekologjike, është e domos­doshme që pro­ce­set vendim­mar­rëse të jenë trans­par­ente, të kon­sul­tu­ara me pub­likun dhe komu­nitetet e preku­ra, si dhe të shoqëro­hen me garan­ci të qar­ta për mbro­jt­jen e sovran­itetit, pronës pub­like dhe pasurive kom­bëtare.

KASH u bën thirrje insti­tu­cion­eve shtetërore, investi­torëve, komu­niteteve lokale dhe shoqërisë civile të angazho­hen në një dia­log të hapur dhe kon­struk­tiv, në funk­sion të zhvil­lim­it të qën­drueshëm, forcim­it të shtetit të së drejtës dhe mbro­jt­jes së intere­sit afat­g­jatë të Shqipërisë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading