Në Bullgari ekzekutivi…”/ Sheshi plot në kërkim të dorëheqjes së Ramës, DW: Qeveria duhet të pyesë veten “Pse?”

Prote­s­tat në Shqipëri janë në javën e dytë të orga­nizim­it. “Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës poli­tike, një dukuri që ekspertët e shohin gjith­n­jë e më në rrit­je në Bal­lkan dhe më gjerë në botë.

Kur në një ditë të nxe­htë maji, një qyte­tar në Zvërnec u tërhoq zvar­rë nga poli­cia pri­vate, sepse po prote­stonte kundër ndër­tim­it të resor­tit lukoz të Jared Kush­n­er dhe Ivan­ka Trump në zonë, askush nuk i kishte men­d­uar ngjar­jet që do të pasonin më pas dhe që rrod­hën shumë shpe­jt.

24 orë më vonë, pas­diten e 31 majit, një grupim qyte­tarësh u grum­bul­lua për­para Drej­torisë së Poli­cisë së Tiranës për të protes­tu­ar kundër dhunës së për­dorur nga policët pri­vatë dhe mungesën e reagim­it nga poli­cia e shtetit, për­faqë­sue­sit e së cilës ishin aty kur ndod­hi ngjar­ja, por nuk ndërhynë. Kauza e mosreagim­it policor u shndër­rua bren­da së njëjtës natë në rebe­lim kundër ndër­tim­it të resor­tit bren­da zonës së mbro­j­tur, një ndër më të buku­rat zona bregdetare në Shqipëri, me një bio­di­ver­sitet të rral­lë dhe plot flamingo.Pa asnjë logo poli­tike, me orga­niz­im të shoqërisë civile dhe aktivizëm të nisur në rrjetet sociale, mijëra qyte­tarë i shtu­an kauzës mjedis­ore edhe një listë të gjatë prob­lemesh, mes shumë syresh: kor­rup­sion­in, var­fërinë, shpop­ul­lim­in dhe arro­gancën qev­erisëse.

I ash­tuqua­j­turi “Rev­olu­cioni Flamin­go” është në javën e dytë të tij dhe tani qyte­tarët e kanë kthy­er në rit­u­al protestën para god­inës së kryem­i­nistrisë. Ata shko­jnë aty me fëmi­jë, prindër, miq dhe protesto­jnë dhe marsho­jnë paqë­sisht. Refu­zo­jnë siglat poli­tike, si maj­tas ash­tu edhe djath­tas, dhe kërko­jnë pezul­lim­in e pro­jek­tit në Zvërnec e Sazan dhe dorëhe­q­jen e qev­erisë Rama. Nga ana e tij kryem­i­nistri Edi Rama deklaron se asnjëra prej tyre s’do të ndod­hë, pasi vetëm një vit më parë ai u votëbe­sua në zgjed­hjet parlamentare.Pse pikër­isht tani?
Iliri­ana Gjoni nga qen­dra kërki­more “Carnegie Europe” me seli në Bruk­sel, orga­ni­za­të e cila hulum­ton ҫësht­jet e poli­tikës së jashtme dhe sig­urisë europi­ane, thotë se “është veçanër­isht intere­sant momen­ti në të cilin po ndod­hin këto protes­ta”.
“Në Shqipëri, shumë nga debatet që po zhvil­lo­hen sot mbi kon­sul­timin pub­lik, trans­parencën, mbro­jt­jen e mje­dis­it dhe cilës­inë e qev­eris­jes, lid­hen ngushtë me stan­dard­et që ven­di ka mar­rë për­sipër të zba­to­jë në kuadër të pro­ce­sit të anë­tarësim­it në Bashkimin Europian.Pikërisht për këtë arsye, prote­s­tat duhen parë me maturi dhe respekt. Në një demokraci funk­sion­ale, tubimet paqë­sore dhe shpre­h­ja e pakë­naqë­sisë qytetare nuk për­bëjnë kër­cën­im për sta­bilitetin. Përkun­drazi, ato janë pjesë e mekaniz­mave përmes të cilëve shoqëritë kor­rigjo­jnë veten, for­co­jnë insti­tu­cionet dhe ndër­to­jnë bes­im mes qyte­tarëve dhe shtetit” ‑thotë ajo në një inter­vistë për Deutsche Welle.Për Ivay­lo Dinev, nga Qen­dra për Studime Ndërkom­bëtare dhe Europën Lin­dore (ZOiS) me seli në Berlin, “këto protes­ta janë një për­p­jek­je për të rine­go­ci­uar kon­tratën sociale”.

Për Deutsche Welle, studi­ue­si Dinev anal­i­zon se prote­s­tat nuk duhen parë vetëm si një reag­im ndaj një pro­jek­ti të vetëm, por si pjesë e një bete­je më të gjerë.

“Në këtë mënyrë duhet t’i kup­to­jmë slo­gane të tilla, si “Shqipëria nuk është në shit­je”. Protestue­sit argu­men­to­jnë se intere­si më i gjerë pub­lik, në vend të intere­save të ngush­ta të eli­tave poli­tike dhe ekonomike, duhet të për­cak­to­jë rrugën e ven­dit” – thotë Dinev.

“Lufta hib­ride”
Që pas nis­jes së protes­tave të qyte­tarëve, kryem­i­nistri Edi Rama ka pre­tend­uar për ndikim të huaj që ka dorë në orga­niz­imin e protes­tave apo për “luftë hib­ride” të orkestru­ar nga Irani.

Megjithatë, ekspertët nuk bien dako­rd me këto pretendime.Në rajonin tonë, akuzat për ndërhyr­je të hua­ja shfaqen shpesh në debatet poli­tike, veçanër­isht gjatë mobi­liz­imeve të mëd­ha qytetare” – shpre­het Gjoni. Sipas saj, “çdo shtet duhet të jetë vigji­lent ndaj ndërhyr­jeve të jashtme dhe fushatave të ndikim­it”. Megjithatë, kjo nuk i zhbën kauzat e qyte­tarëve.

„Nëse mijëra njerëz dalin në rrugë, pyet­ja krye­sore për çdo qev­eri demokratike nuk duhet të jetë vetëm se kush mund të për­fi­to­jë nga prote­s­tat, por edhe pse këto protes­ta po rezono­jnë me një pjesë të shoqërisë. Qyte­tarët duhen tra­j­tu­ar me respekt dhe seri­ozitet. Përgjigj­ja më e mirë ndaj pre­tendimeve për ndërhyr­je të hua­ja nuk është delegjitim­i­mi i protes­tave, por trans­paren­ca, infor­ma­cioni pub­lik dhe insti­tu­cione të besueshme që gëzo­jnë bes­imin e qyte­tarëve” – anal­i­zon studi­ues­ja Gjoni nga „Carnegie Europe”.

Dinev sjell në vëmend­je prote­s­tat e stu­den­tëve në Ser­bi dhe reag­imin e qev­erisë atje.Pamë reag­ime të ngjashme në Ser­bi, ku për­faqë­sue­sit e qev­erisë fil­lim­isht i paraqitën demon­stratat si për­p­jek­je të nxi­tu­ra nga jashtë për të desta­bi­lizuar vendin.

Lëviz­ja shqiptare bashkon qyte­tarë nga pre­jard­hje të ndryshme shoqërore dhe ori­en­time poli­tike. Më e rëndë­sish­m­ja, Shqipëria mbetet një nga shoqëritë më pro-europi­ane dhe pro-perëndi­more në Bal­lkan.

Kërke­sat qen­drore që dalin nga prote­s­tat kanë të bëjnë me të mirën e për­bashkët, llog­a­rid­hënien dhe për­faqësimin, në vend të rior­ga­nizim­it gjeopoli­tik” – anal­i­zon ai.

Sipas tij, „këto protes­ta sfi­do­jnë një supoz­im të përha­pur gjerë­sisht se ino­va­cioni demokratik udhë­ton gjith­monë nga Perëndi­mi në Lind­je. Disa nga for­mat më kri­juese të mobi­lizim­it në Europë, sot po dalin pikër­isht nga Bal­lka­ni”.

“Gen Z”
Që prej vitit 2020, një ndër fenomenet që hulumtue­sit e shken­cave poli­tike po stu­dio­jnë, janë prote­s­tat e udhëhe­qura nga “Gen Z”, ose ndryshe të lin­durit në peri­ud­hën 1997 – 2012.

Në shumë rajone të botës, si në Azinë Jugore, Amerikën Latine apo Afrikën Veri­ore, të rin­jtë që orga­ni­zo­hen përmes rrjeteve sociale dhe krye­sisht Tik­Tok, janë ata që po bëjnë rev­olu­cion në orga­niz­imin e protes­tave masive, për të kundër­sh­tu­ar regjimet në vendet e tyre. Së fun­di, dhe në Europën Lin­dore e Bal­lka­nin Perëndi­mor.

Edhe në Shqipëri, rinia e këtyre protes­tave duket se orga­niz­imin e bën në plat­for­mat sociale e veҫanër­isht në Tik­Tok, plat­for­më e pezul­lu­ar për gati një vit nga qev­e­ria Rama në prag të zgjed­hjeve të kalu­ara par­la­mentare gjatë 2025-ës.Idetë e protes­tave kapërce­jnë kufi­jtë” – thek­son Dinev, i cili në qendër të punës së tij kërki­more ka edhe përf­shir­jen e “Gen Z” në prote­s­tat e Bull­gar­isë, Ser­bisë dhe Hun­garisë.

Në rastin e Shqipërisë, ai men­don se ven­di nuk po e për­je­ton për herë të parë këtë fenomen, duke ris­jel­lë në kujtesë stu­den­tët e dhje­torit të vite­bve ’90 si dhe prote­s­tat e stu­den­tëve në vitin 2018.

„Ajo që po dësh­mo­jmë sot është një brez i ri rebelësh që po futen në tra­ditën e aktivizmit qyte­tar. Tek­sa Shqipëria vazh­don të për­bal­let me emi­gra­cion të kon­siderueshëm, veçanër­isht midis të rin­jve, num­ri i madh i paprece­den­të i protestuesve tre­gon se po vëre­jmë një ndryshim të rëndë­sishëm. Të rin­jtë që po nxisin “Rev­olu­cionin Flamin­go”, tani po zgjed­hin të ngrenë zërin, në vend të largim­it.

Në hulum­timin tim, unë për­dor kon­ceptin e “demokracisë protestuese” për ta shp­jeguar këtë dhe men­doj se “Rev­olu­cioni Flamin­go” është pikër­isht në këtë mod­el. Ide­ja është e thjeshtë. Në rajon, qyte­tarët vazhdimisht ndiejnë se insti­tu­cionet për­faqë­suese nuk i pasqy­ro­jnë në mënyrë të mjaftueshme intere­sat e për­bashkë­ta. Kur ndodh një ngjar­je skan­daloze, ata gjith­n­jë e më shumë drej­to­hen në veprime masive kolek­tive.

Me pak fjalë: njerëz­it i bëjnë zërat e tyre të dëgjo­hen edhe në rrugë, jo vetëm në qen­drat e votim­it. Pyet­ja tani është se “Ҫfarë do të bëjmë më pas? – argu­men­ton Dinev.

Ҫfarë vjen më pas?
Në Bull­gari, prote­s­tat e orga­nizuara nga Gen Z në fundvitin e kalu­ar dhanë efekt bren­da 3 javësh, me dorëhe­q­jen e qev­erisë. Në Ser­bi, stu­den­tët kanë kërkuar dorëhe­q­jen e qev­erisë por deri tani ende pa rezul­tat.

Në Shqipëri gjithash­tu thirrjet për dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Rama janë artiku­lu­ar që nga nis­ja e protestës, sëbashku me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë klasës poli­tike të këtyre 36 viteve.Megjithatë, për Dinev, parashiki­mi i rezul­tat­eve është gjith­monë i vështirë.

Duke për­men­dur rastin e Bull­gar­isë, ai kuj­ton se “valët e protes­tave në Bull­gari në vitin 2020 çuan në disa “par­ti proteste”, ose suk­sesi zgjed­hor i par­tisë Tisza në Hun­gari. Megjithatë, fuqia e lëviz­jeve pa udhëhe­qës qën­dron në aftës­inë e tyre për të bashkuar njerëz të ndryshëm dhe për të paran­dalu­ar fushatat e shpif­jes kundër aktivistëve”.

“Pyet­ja krye­sore pas ditëve të demon­stratave masive në rrugë nuk është vetëm nëse prote­s­tat janë mjaftueshëm të mëd­ha. Pyet­ja tjetër krye­sore është nëse kjo energji e paparë mund të përk­the­het në ndryshime të qën­drueshme poli­tike.

His­to­ria tre­gon se momentet e një mobi­liz­i­mi të tillë kri­jo­jnë mundësi, por këto mundësi rral­lë mbeten të hapu­ra për një kohë të gjatë. Pran­daj, javët e ardhshme do të jenë vendimtare” – për­fun­don Dinev./

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading