Parlamenti Europian “kryqëzon” Ramën për qëndrimin ndaj Ballukut, paralajmëron se ka marrë fund imuniteti politik

Rapor­ti i Par­la­men­tit Evropi­an për Shqipërinë ngre disa shqetësime që lid­hen krye­sisht me sundimin e ligjit, pavarës­inë e gjyqë­sorit, por me lir­inë e medias dhe sul­met ndaj gaze­tarëve.

Sipas rapor­tit, duhen ndjek­je penale dhe dën­ime për­fundimtare në lid­hje me kor­rup­sion­in në nivele të lar­ta. Kuj­to­jmë se Par­tia Social­iste me for­cën e kar­tonëve pen­goi arres­timin e ish-zëvendës kryem­i­nistres Belin­da Bal­luku, duke rrëzuar kërkesën për heq­jen e imu­nitetit të dorëzuar në Kuvend nga Prokuro­r­ia e Posaçme.

“Rënie alar­mante në Indeksin e Kor­rup­sion­it: Shqipëria ka rënë nga ven­di i 80-të (2024) në të 91-tin (2025) në Indeksin e Per­cep­ti­m­it të Kor­rup­sion­it të Trans­paren­cy Inter­na­tion­al.

-Kor­rup­sioni mbetet “shqetësim seri­oz”: pavarë­sisht për­parim­it në kuadrin ligjor, rapor­ti thek­son se kor­rup­sioni mbetet një shqetësim seri­oz dhe Shqipëria duhet të for­co­jë kapacitetet policore dedikuara. ‑Mungesë rezul­tatesh në dën­ime të nivelit të lartë: kërko­het kon­so­lidim i “track record-it” të het­imeve, ndjek­jeve penale dhe dën­imeve për­fundimtare, sido­mos në raste të kor­rup­sion­it të nivelit të lartë.

‑Pre­sion ndaj SPAK: thirrje për të garan­tu­ar pavarës­inë e vazh­dueshme, burimet adeku­ate dhe kapacitetin opera­cional të SPAK, “pa kufizuar fuqitë het­i­more dhe pa dëm­tu­ar punën e saj” ref­er­encë indi­rek­te ndaj për­p­jek­jeve për ta dobë­suar.

Pasuritë krim­i­nale: kërko­hen për­p­jek­je më të for­ta për gjur­mimin, sekuestrim­in dhe kon­fiskimin efek­tiv të aseteve krim­i­nale”, thuhet në raport.

Çfarë ka ndod­hur me Bal­lukun?

Ishte e qartë që Edi Rama ishte në sik­let në momentin kur SPAK paraqi­ti për herë të parë kërkesën për heq­je imu­nitetit për ven­dos­jen e arrestit. Kryem­i­nistri gjeti një jus­ti­fikim jo racional pa fan­tazi. Ai tha që nuk do ta shqyr­to­jmë çësht­jen derisa të flasë Gjyka­ta Kushtetuese.

Gjyka­ta foli dhe foli kundër tij. Më pas votat e Par­tisë Social­iste rrëzuan kërkesën e SPAK-ut dhe nuk lejuan heq­jen e imu­nitetit të saj. Më 12 mars 2026, Kuven­di rrë­zoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK për autor­iz­imin e arres­tim­it të Bal­lukut, e cila në atë kohë ishte mar­rë e pan­de­hur për “shkel­je të barazisë në ten­dera” në mënyrë të përsërit­ur.

Vetë Bal­luku mungoi në seancë, duke hequr dorë nga e drej­ta e fjalës para deputetëve. Qën­dri­mi i mazho­rancës u artiku­lua nga deputeti Ulsi Man­ja, i cili lex­oi raportin e shu­micës dhe hod­hi poshtë argu­mentin e SPAK për rrezikun e prish­jes së provave, me arsyetimin se ky rrezik kishte ndryshuar pas largim­it të Bal­lukut nga detyrat ekzeku­tive.

Opozi­ta, nga ana tjetër, kërkoi pra­n­imin e kërkesës së SPAK dhe zhvesh­jen e saj nga imu­niteti par­la­men­tar. Ishte hera e parë që nga ngrit­ja e organ­eve të reja të drejtë­sisë që mazho­ran­ca doli kundër një kërkese të SPAK për heq­jen e imu­nitetit të një deputeti.

Ky qën­drim sol­li edhe reag­ime ndërkom­bëtare. Ambasa­da Bri­tanike në Tiranë dhe ajo e SHBA thek­suan se imu­niteti par­la­men­tar nuk duhet të jetë pengesë për llog­a­rid­hënie të barabartë para ligjit, ndër­sa Ambasa­da Gjer­mane kërkoi që ndjek­ja penale në rastet e kor­rup­sion­it të nivelit të lartë të real­i­zo­het shpe­jt dhe pa penge­sa.

Me dy akuza të reja, për kor­rup­sion dhe pastrim parash ndaj Belin­da Bal­lukut, si dhe me sekuestrim­in e pasurive të dyshuara si të për­fi­tu­ara përmes kor­rup­sion­it, topi shkon sër­ish tek Edi Rama. Pyet­ja tani është se çfarë do të bëjë kryem­i­nistri. A do të thotë sër­ish se akuzat janë të lehta, siç bëri me akuzën e parë që lid­hej me ten­der­at, apo këtë herë do ta dorë­zo­jë imu­nitetin e Belin­da Bal­lukut?

Çësht­ja merr edhe më shumë rën­desë poli­tike, pasi akuzat e reja nga SPAK vijnë në mes të një pre­sioni të paza­kon­të mbi qev­er­inë Rama 4, me mijëra qyte­tarë që prej ditësh protesto­jnë në shesh. Bal­luku për­bal­let tash­më me dy akuza të reja nga SPAK.

Përveç akuzës së parë të tetorit të vitit të kalu­ar, për “shkel­je të barazisë në ten­dera”, Prokuro­r­ia e Posaçme ka ngrit­ur akuzë ndaj Bal­lukut edhe për “kor­rup­sion pasiv të per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like” dhe “pastrim të pro­duk­teve të veprës penale apo veprim­tarisë krim­i­nale”.

Pse SPAK aku­zon Bal­lukun për kor­rup­sion?

Në qendër të hetim­it të SPAK është një vilë në resortin “White Rocks” në Dhër­mi, për të cilën Prokuro­r­ia e Posaçme dyshon se i për­ket në mënyrë të tërthortë Bal­lukut dhe se është për­fi­tu­ar si shpër­blim në këm­bim të favorizim­it të kom­panisë “Euro­col” në një ten­der të zhvil­lu­ar nga Alb­con­trol, në kohën kur Bal­luku drej­tonte këtë insti­tu­cion. Sipas SPAK, vila ka një sipër­faqe 103 metra katrorë, verandë 34 metra katrorë dhe parcelë rreth 300 metra katrorë. Prokuro­r­ia thotë se për­fiti­mi i par­reg­ullt kap vlerën 145 mijë euro.

“Nga het­i­mi rezul­ton se shte­tas­ja Belin­da Bal­luku, për shkak të funk­sion­it të saj pub­lik si Drej­tore e Përgjithshme e Alb­con­trol sh.a, në këm­bim të favorizim­it të shoqërisë ‘Euro­col’ sh.p.k. në pro­ce­durën e sipërci­tu­ar, ka kërkuar dhe mar­rë për­fitim të par­reg­ullt, i cili, refer­u­ar kon­tratës së poro­sisë, është në vlerën 145,000 euro, që kon­sis­ton në pasuri të palu­a­jt­shme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin tur­is­tik ‘White Rocks’, Gjilekë, Dhër­mi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvil­lues shoqërinë ‘Euro­col’ sh.p.k”, thuhet në njof­timin zyr­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading