Mijëra shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Dezinformim! Protesta e nxitur nga Irani

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar sër­ish për prote­s­tat masive në vend, duke i lid­hur ato me një fushatë të gjerë dez­in­formi­mi dhe ndërhyr­je kiber­netike.

Deklaratat e tij erd­hën gjatë një debati me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, në një inter­vistë ku u disku­tu­an zhvil­limet dhe per­cep­ti­mi pub­lik për sit­u­atën në Shqipëri.

Sipas Ramës, një pjesë e nar­ra­tivës që qarkul­lon në rrjet është e ndikuar nga manip­ulime online, përf­shirë video të rreme dhe mate­ri­ale të mar­ra nga protes­ta në vende të tjera, të paraqi­tu­ra si ngjar­je në Shqipëri. Ai shtoi se në këtë pro­ces janë përf­shirë edhe rrjete që, sipas tij, lid­hen me sulme kiber­netike të vazh­dueshme ndaj ven­dit.

Ai par­ala­jmëroi se kjo, sipas tij, po ndikon në mënyrë të drejt­për­drejtë në funk­sion­imin e demokracive mod­erne dhe në pro­ce­set poli­tike në Europë.

Në vijim, Rama kri­tikoi edhe mënyrën e funk­sionim­it të infor­ma­cionit në rrjetet sociale, duke thek­suar se liria e shpërn­dar­jes së infor­ma­cionit, sipas tij, po keqpër­doret.

Rama:…është pro­vokuar krye­sisht sepse Kush­n­er dhe Trump, hija pas tyre, mjafto­jnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kon­ti­nente të ndryshme të reago­jnë men­jëherë.

Por sasia e dez­in­for­matave, e videove të rreme, e videove të mar­ra nga protes­ta në vende të tjera dhe të paraqi­tu­ra si protes­ta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë…

Ne kemi një armik, i vet­mi armik është Repub­li­ka Islamike e Iran­it, dhe ata kanë tre vjet që zhvil­lo­jnë një sulm kiber­netik të pamëshir­shëm kundër Shqipërisë dhe janë përf­shirë edhe në këtë çësht­je.

Kjo sasi çmen­durie po gër­ryen demokrac­itë tona nga bren­da dhe po e çon hapësirën europi­ane në drej­time që, më shpe­jt sesa vonë, do të shkatër­ro­jnë plotë­sisht ndjesinë e poli­tikës, vendim­mar­rjes dhe kom­pro­misit në këtë pjesë të botës.

Pran­daj është koha që demokrac­itë të mos beso­jnë më se ‘liria e shtrir­jes së infor­ma­cionit’ është një zgja­tim i lirisë së shpre­hjes. Liria e shtrir­jes së infor­ma­cionit është ajo që çdo regjim, përmes pro­pa­gandës, ka për­dorur për të futur gën­jeshtrën në çdo mend­je.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading