Fund tragjik për misterin e zhdukjes së Eglant Koçit? Dronët zbuluan trupin në humnerë, SAGA e hetimeve: Nga pamjet e fundit te gjaku që u gjet në “Porschen” e mikut të tij

Pas më shumë se dy javësh kërkime inten­sive, poli­cia ka gje­tur këtë të enjte një trup të dekom­pozuar në një zonë të thel­lë mal­ore në fshatin Ceru­jë, mes Tiranës dhe Elbasan­it. Dyshimet e para të grupit het­i­mor janë se bëhet fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin që rezul­tonte i zhdukur prej datës 4 qer­shor.

Burime nga grupi het­i­mor bëjnë me dije se trupi është kon­stat­u­ar nga dronët e poli­cisë në një hum­n­erë të vështirë për t’u aksesuar. Në vend­ng­jar­je janë angazhuar for­cat spe­ciale RENEA për të bërë të mundur nxjer­rjen e trupit dhe kry­er­jen e pro­ce­du­rave të iden­ti­fikim­it.

Në ter­ri­torin e fshatit Cer­ru­jë, lagjia Domush, është gje­tur në pro­ces dekom­poz­i­mi, një trup njeriu i sek­sit mashkull. Shër­bimet e Poli­cisë dhe grupi het­i­mor, në drej­timin e Prokuror­isë, vijo­jnë hetimet dhe ver­i­fikimet me qël­lim iden­ti­fikimin e shte­t­a­sit, si dhe zbard­hjen e rrethanave të tjera të rastit”, njoftoi Poli­cia.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, një nga ele­men­tët që ka ngrit­ur dyshimet se trupi mund t’i përkasë Eglant Koçit është gjet­ja pranë tij e një çante të zezë, e cila dyshohet se është për­dorur nga autori i dyshuar i kësaj ngjar­je, Armand Shakaj.

Megjithatë, iden­ti­fiki­mi për­fundim­tar pritet të kry­het përmes eksper­ti­zave mjeko-ligjore dhe anal­izave laboratorike.Eglant Koçi u pa për herë të fun­dit më 4 qer­shor në zonën e sheshit “Wil­son” në Tiranë, tek­sa lëvizte me motom­jet.

Nga pam­jet e pub­likuara edhe nga Newsbomb.al i riu shi­hej edhe në një servis autom­jetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kon­takt me famil­jarët.

Një ditë më vonë, më 5 qer­shor famil­jarët denon­cuan zhduk­jen e tij në poli­ci, duke vënë në lëviz­je autoritetet.

Gjatë ditëve në vijim spe­cial­istët e Krimeve të Rën­da arritën të gjenin motom­jetin e 34-vjeçar­it pranë zonës së “5 Majit”, ndër­sa më pas iden­ti­fikuan edhe ambi­entin ku ai dyshohet se ishte dër­guar pas rrëm­bim­it.

Sipas het­uesve, nga ky ambi­ent ka dalë vetëm autori i dyshuar Armand Shakaj i njo­hur ndryshe si “Mand Dhel­pra”, i cili dyshohet se më pas ka trans­portu­ar 34-vjeçarin me autom­jet.

Hetimet janë përqen­dru­ar krye­sisht te një kon­flikt i mund­shëm që lid­het me krip­to­va­l­u­tat. Burime pranë grupit het­i­mor bëjnë me dije se Koçi pose­donte në tele­fonin e tij një sasi të kon­siderueshme asetesh digji­tale, pistë që kon­sidero­het ndër motivet krye­sore që mund të kenë çuar në rrëm­bimin dhe më pas eli­m­in­imin e tij.

Poli­cia ka shpal­lur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëm­bim­it dhe vras­jes së të riut, mikut të tij. Het­ue­sit po ver­i­fiko­jnë nëse ai ka vepru­ar i vetëm apo në bashkëpunim me per­sona të tjerë.

Një tjetër ele­ment i rëndë­sishëm i dos­jes lid­het me autom­jetin tip “Porsche” që dyshohet se është për­dorur për trans­portimin e trupit.

Sipas het­imeve më 6 qer­shor Shakaj dyshohet se ka për­dorur edhe një kar­rotrec për të lëvizur autom­jetin drejt zonës së Ibës, me qël­lim shmang­ien e kon­trolleve policore dhe fshe­hjen e gjur­mëve.

Ver­i­fikimet e kam­er­ave të sig­urisë kanë ngrit­ur dyshime se trupi i 34-vjeçar­it mund të jetë mba­j­tur në autom­jet për rreth një ditë e gjys­më pas hum­b­jes së kon­tak­teve me famil­jarët.

Gjatë kon­trol­lit të autom­jetit të dyshuar, ekspertët krim­i­nal­is­tikë kon­stat­u­an njol­la gjaku në brendësi, të cilat janë dër­guar për anal­iza lab­o­ra­torike. Rezul­tatet e eksper­tizës pritet të lua­jnë një rol kyç në zbard­hjen e plotë të ngjar­jes.

Ndërko­hë, në kuadër të opera­cionit është arrestu­ar edhe 25-vjeçari Enea Zyferi, i dyshuar për veprën penale “Përkrah­ja e autorit të krim­it”. Sipas poli­cisë, ai dyshohet se ka ndih­muar Armand Shaka­jn pas ngjar­jes.

Po ash­tu, grupi het­i­mor ka mar­rë në pyet­je famil­jarë dhe per­sona të afërt të të dyshuar­it, ndër­sa vetë Shakaj vijon të jetë në arrati. Sipas het­uesve, ai ka ndër­ru­ar disa num­ra tele­foni në për­p­jek­je për t’iu shman­gur lokalizim­it nga poli­cia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading