RAMA PËRPLASET ME GAZETAREN E CNN: SHUMICA E SHQIPTARËVE MBËSHTESIN PROJEKTIN

Gjatë një inter­viste për CNN, kryem­i­nistri Edi Rama është përf­shirë në një debat të drejt­për­drejtë me gazetaren Eleni Giokos, pasi u pyet mbi prote­s­tat e fun­dit kundër qev­erisë në Shqipëri dhe në dias­porë, si dhe mbi kundër­shtitë që kanë shoqëru­ar pro­jek­tin e zhvil­lim­it në zonën e Zvërnecit.

Për­plas­ja ver­bale nisi kur gaze­tar­ja ngri­ti shqetësimet lid­hur me ndikimin mjedis­or të pro­jek­tit, qën­drim­in e Komi­sion­it Europi­an dhe reagimet e orga­ni­zatave mjedis­ore.

Në përgjig­je, Rama mbro­jti fort nis­mën, duke kri­tikuar edhe mënyrën se si çësht­ja është pasqyru­ar në medi­at ndërkom­bëtare.

“Dëgjo, mos shko aty, sepse më kuj­ton që je nga CNN dhe më vjen keq ta them, por e kam mësuar në mënyrën e vështirë se ju nuk jeni gjith­monë një burim objek­tiv”, u shpreh kryem­i­nistri gjatë inter­vistës, duke rrit­ur tonet e debatit.

Ai thek­soi se toka ku parashiko­het zhvil­li­mi i pro­jek­tit është pronë pri­vate, se pro­ce­du­rat e vlerësim­it të ndikim­it në mjedis janë në pro­ces dhe se deri tani nuk është mirat­u­ar asnjë leje ndër­ti­mi.

Sipas tij, nuk ka arsye për alarm nga ana e ambi­en­tal­istëve dhe pro­jek­ti do të sjel­lë zhvil­lim për zonën.

I pyetur sër­ish për prote­s­tat, Rama i hod­hi poshtë pre­tendimet për një pakë­naqësi të gjerë qytetare, duke deklaru­ar se mbështet­ja është domin­uese.

“Kam një lajm për ju: shu­mi­ca e pop­ul­lit shqip­tar e mbështet pro­jek­tin. Zona ku do të zhvil­lo­het e pret me padurim.

Nuk ka protes­ta, dhe komu­niteti e dësh­i­ron këtë zhvil­lim”, tha ai gjatë inter­vistës

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading