Skandal në Porcelan, administratori i rezidencës “ERLI” lyen me graso shkallët e sheshpushimit, që të mos luajnë fëmijët

Një sit­u­atë e paza­kon­të rapor­to­het nga zona e Porce­lan­it në krye­qytet, ku admin­is­tra­tori i rezi­dencës “ERLI Con­cept”, ka lyer me gra­so shkallët e shesh­pushim­it dhe muret anë­sore, për të mos lejuar fëmi­jët që të lua­jnë.

Siç shi­het dhe nga kjo fotografi, admin­is­tra­tori ka lyer me gra­so lubri­fikuese autom­jetesh shkallët e shesh­pushim­it dhe murin anë­sor, që fëmi­jët, por dhe grup­moshat e tjera, as të mos lua­jnë dhe as të mos qën­dro­jnë në ambi­en­tet e dedikuara për pushim.

Një skan­dal që tre­gon një sjell­je tin­zare të admin­is­tra­torit rezi­dencës “ERLI Con­cept”, i cili duket se më tepër kërkon të largo­jë banorët që dalin të çlod­hen në ambi­en­tet e shesh­pushim­it dhe parkun e gjel­bëru­ar, sesa të pen­go­jë fëmi­jët të lua­jnë.

Shkak men­do­het se është bërë hap­ja e ambi­en­teve të biz­ne­sit në katin 0 të pal­lat­eve, të cilat shër­be­jnë si kafene dhe bar-restorant, rapor­ton newsbomb.al.

Në një kohë kur qev­e­ria shqiptare ka ndër­mar­rë një aksion mbarëkom­bë­tar për të liru­ar hapësir­at pub­like nga zap­ti­mi i paligjshëm i pronarëve të biz­ne­seve të shër­bim­it, admin­is­tra­tori në fjalë po bën të kundërtën.

Ai po vë në dis­pozi­cion të biz­ne­seve katin 0 dhe shesh­pushimin e për­bashkët, bashkë me ambi­en­tet rekreative e çlod­hëse, duke gje­tur mënyra skadaloze për të përzënë fëmi­jët dhe grup­moshat e tjera që kalo­jnë pas­diten në rrug­i­cat e kom­plek­sit.

Newsbomb.al mëson se rezi­den­ca “ERLI” është ndër­tu­ar nga shoqëria “ERLI Con­cept” SH.PK, e cila është në pronësi të biz­nes­menit Egert Disha, pasi sipas të dhë­nave nga Qen­dra Kom­bëtare e Biz­ne­sit, ai zotëron 100% të kuo­tave të aksion­eve.

Gjithash­tu, kjo kom­pani e themelu­ar në vitin 2010 dhe që pre­tendon se ka aktivitet të kon­solid­uar në indus­trinë minerare dhe sek­torin e ndër­tim­it, thotë se syn­im të vetëm ka ndër­timet cilë­sore, arkitek­turën mod­erne dhe cilës­inë e jetesës. Realiteti në fakt, tre­gon tjetër gjë…

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading