U largua nga PS dhe s’po ua hap telefonin socialistëve, reagon sërish Marjana Koçeku: Zot më jep forcë! (REAGIMI)

Deputet­ja Mar­jana Koçeku, e cila një ditë më parë njoftoi se do të vijo­jë man­datin si e pavarur, duke u larguar nga rad­hët social­istëve, ka reaguar sër­ish në rrjetet sociale.

Pas pos­tim­it të mëparshëm ku pub­likoi sim­bolin e “flamin­gos”, i lid­hur me prote­s­tat qytetare që po zhvil­lo­hen prej më shumë se dy javësh, Koçeku ka ndarë këtë herë një lut­je, duke kërkuar for­cë, bes­im dhe udhëz­im moral.

“Zot më jep for­cë, bes­im të drejtë e shpresë të sig­urtë.

Mos na e kurse si pop­ull frymën e urtisë, Dhe të kup­ti­më­sisë, që kur­rë mos të largo­hena drejt rrugëve t’humbuna”, shkru­an ajo.

Ky reag­im vjen vetëm pak orë pas deklaratës së saj pub­like për dis­tancimin nga Par­tia Social­iste, vendim që ka shkak­tu­ar zhvil­lime dhe disku­time në rad­hët e mazho­rancës.

Siç rapor­tu­am dhe më herët, sipas burimeve është mësuar se vendi­mi i Koçekut nuk i është komu­nikuar ende zyr­tar­isht kryetar­it të Grupit Par­la­men­tar social­ist, Taulant Bal­la.

Po ash­tu, disa prej kolegëve të saj kanë ten­tu­ar të kon­tak­to­jnë deputeten pas njof­tim­it, por pa suk­ses, pasi tele­foni i saj ka rezul­tu­ar i fikur.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading