Bordi i Transparencës mblidhet sërish, ulet çmimi i naftës

Bor­di i Trans­parencës ka mar­rë vendimin e ri në lid­hje me çmimin e hidrokar­bu­reve në vendin tonë, ku ka ulur me tre lekë çmimin e naftës. Tash­më një litër naftë do të kush­to­jë 180 lekë për litër, 3 lekë më pak se herën e fun­dit.

Ndër­sa ben­z­i­na do të do të kush­to­jë dy lekë më lirë, nga 170 lekë për litër në 168 lekë.

Vendi­mi do të hyjë në fuqi në orën 14:00 dhe çmimet do të jenë të vlef­shme deri në mbled­hjen e ardhshme të bor­dit ku do të pasqy­ro­hen ndryshimet e çmimeve të shitjes.Njoftimi i Bor­dit të Trans­parencës:

Bor­di i Trans­parencës në datë 16 Qer­shor 2026, në mbled­hjen e rad­hës ven­dosi:

Çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit gazoil i stan­dard­it SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndër­sa i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit ben­z­inë e stan­dard­it SSH EN  të  jetë jo më shumë se 168 lekë/litri, ndër­sa i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 156 lekë/litër.Çmimet e cak­tu­ara nga Bor­di do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 14.00 dhe do të jenë të vlef­shme deri në mbled­hjen e ardhshme të bor­dit ku do të pasqy­ro­hen ndryshimet e çmimeve të shit­jes.

Tërhe­qim vëmend­jen e çdo oper­a­tori të shit­jes me shu­micë dhe pakicë të nën­pro­duk­teve të naftës mbi detyrim­in e zba­tim­it të këtij vendi­mi

Në rast të shkel­jeve të kon­stat­u­ara nga oper­a­torë të ndryshëm do të ven­doset pezul­li­mi i aktivitetit.Ministria e Ekonomisë dhe Ino­va­cionit sëbashku me Min­istrinë e Finan­cave dhe Min­istrinë e Infra­struk­turës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbro­jnë intere­sat e kon­suma­torëve shqip­tarë dhe rua­jt­jes së parimeve të konkur­rencës së nder­shme në treg.

SQARIM: Refer­u­ar Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një sht­esë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Repub­likën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmi­mi i shit­jes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për ben­z­inën është më i lartë se 200 lek/litri, zba­to­het niveli 80% i akcizës.

Bazuar në zba­timin e metodologjisë për llog­a­r­it­jen e çmimeve tavan te shit­jes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjed­ho­jë niveli i akcizës do të zba­to­het i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim — çmi­mi i shit­jes së gazoilit për peshkim, refer­u­ar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për tak­sat Kom­bëtare”, ne nenin Neni 9 “Për­jash­timet nga pag­i­mi i tak­save kom­bëtare”, pika 6 parashiko­het:

…“Për­jash­to­hen nga pag­i­mi i tak­sës së qarkul­lim­it dhe tak­sës së kar­bonit ani­jet e peshkim­it.  Gjithash­tu refer­u­ar nen­it 10, pika 3 ger­ma “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashiko­het për­jash­ti­mi nga detyrimet e akcizes i kar­bu­ran­tit për ani­jet e peshkim­it, në sasitë, kushtet dhe kriteret e për­cak­tu­ara në VKM.

Refer­u­ar metodologjise së për­cak­tu­ar në aktin nor­ma­tiv, çmi­mi i shit­jes së gazolit për peshkim rezul­ton 84 lekë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading