Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze të grupit të kokainës, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

Në qendër të het­imeve për pastrim të dyshuar të par­ave dhe fshe­hje pasurie, SPAK ka anal­izuar edhe pro­jek­tin e madh ndër­ti­mor “COLONADE”, në rrugën “Dri­tan Hox­ha” në Tiranë, ku përf­shi­hen sub­jek­tet “Nova Con­struc­tion 2012” dhe “LTD sh.p.k.”.

Përmes kon­tratës së shkëm­bim­it nr. 5067 rep., datë 04.10.2023, sub­jek­ti LTD Co për­fi­ton sipër­faqe garazhesh dhe njësi ban­i­mi në këm­bim të tru­al­lit dhe pjesëve takuese në objekt.

Ky mekanizëm kon­trak­tor kri­jon shpërn­dar­je të pasurive në for­më kleringu, duke e lid­hur ndër­timin me mar­rëd­hënie të ndërsjel­la për­fiti­mi mes sub­jek­teve.” nga dos­ja het­i­moreNë këtë mënyrë, het­i­mi e shikon pro­jek­tin jo thjesht si zhvil­lim ndër­ti­mor, por si një struk­turë finan­cia­re ku pasuria krim­i­nale nda­het përmes kon­tratave të ndër­lid­hu­ra.

Pra, një skemë e mirë­filltë që nga trafiku kalon në fazën e pastrim­it të parave.Në një çësht­je penale ka gjith­monë dy anë: e para është çësht­ja sub­jek­tive që ti të arrish të provosh kush është qël­li­mi që kanë pasur per­son­at për­fitues, dhe pas­taj është ana objek­tive se çfarë është për­fi­tu­ar nëpër­m­jet këtij qël­li­mi. Duke ndjekur rrjed­hën logjike të ngjar­jes siç ka ndod­hur ato në dos­je, të pak­tën për pjesën që është pub­like”, u shpreh Rezart Kthupi, avokat.

“Jo domos­dosh­mër­isht kemi një aktivitet krim­i­nal që është i lid­hur me një inves­tim, që të lid­het aktiviteti krim­i­nal me inves­timin duhet të ketë një het­im që ky inves­tim është prod­huar dhe ka gjeneru­ar nga aktiviteti krim­i­nal.

Sepse nëse nuk bëhet kjo lid­hje midis inves­tim­it dhe aktivitetit krim­i­nal, jo domos­dosh­mër­isht do kemi pastrim të pro­duk­teve të veprës penale”, u shpreh Dri­tan Jah­ja, avokat.

Kom­pa­nia e Ilir Shtu­fit qën­dron edhe pas pro­jek­tit të shumëpër­folur të qua­j­tur “Mali i Tiranës”, me vend­ndod­hje pra­pa Operas në zemër të Tiranës.

Ky pro­jekt është në hap­at fillestarë dhe nuk dihet fati i mil­iona eurove që janë paguar që në themel nga porositës të ndryshëm.E njëj­ta sit­u­atë edhe për pro­jek­tin “Code of Shad­ows” tek 5 Maji, për të cilin banorë të zonës kanë hed­hur akuza për tjetër­sim tro­jesh nga biz­nes­meni Shtu­fi. Ky pro­jekt ka arkë­tu­ar qin­dra mil­ionë lekë nga qyte­tarët e zakon­shëm përmes bler­jeve që në gropë…

Po ash­tu, me këtë kom­pani lid­hen edhe pro­jek­tet “Hora Ver­tikale”, “Bond Tow­er” etj., ndër­time luksoze.Pa har­ru­ar edhe inves­time të tjera në Tiranë apo më gjerë, si dhe ten­dera të shumtë pub­likë në vlerë dhjetëra mil­ionë euro…

Per­soni nën het­im Luçiano Koçeku ka vijuar pastrim­in e të ard­hu­rave të përf­tu­ara nga hetimet ka rezul­tu­ar se nga trafiku i lëndëve narkotike përmes indus­trisë së ndër­tim­it, duke për­dorur per­son­in nën het­im Ilir Shtu­fi të cilit i refer­o­het “ortaku im” dhe se nji­het edhe prej lid­hjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si “ortaku i lokut” nga dos­ja het­i­more.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading