I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”: Unë i kam rregulluar punët e mia, kam të ardhura…

Për­pos grupit të Koçekut, më vonë edhe per­sona të tjerë të përf­shirë në trafikun e narkotikëve inves­tu­an shu­ma të kon­siderueshme cash në pro­jek­tet e ndër­tim­it të real­izuara nga Shtu­fi.

Në dos­jen e SPAK duket me mjaft interes edhe imp­liki­mi i Franc Çop­jas, një prej të fortëve të Elbasan­it, i njo­hur si armik i bet­u­ar i Erjon Alibejt. Het­ue­sit kanë zbu­lu­ar disa komu­nikime intere­sante mes Çop­jas dhe Koçekut, ku flitet për inves­timet për pastrim parash.Pjesë nga dos­ja het­i­more:

“Në komu­nikimet e datës 1 shkurt 2020, Luçiano Koçeku i shkru­an Franc Çop­jas se doku­menta­cionin e kom­panive e kishte “rreg­ul­lu­ar mirë me kre­di dhe letra”, duke shtu­ar se kishte të ard­hu­ra të deklaru­ara prej rreth 30 mijë euro në muaj.

Disa ditë më vonë, në një tjetër bisedë, ai shpre­het se zotëronte pesë kom­pani dhe se shu­micën e tyre i kishte mbu­lu­ar me kre­di, hua dhe doku­menta­cion jus­ti­fikues. Në të njëjtën bisedë, Koçeku tre­gon shqetësimin për mundës­inë e kon­trolleve apo het­imeve që mund të ekspo­zonin aktivitetin e tij finan­ciar”.

Në aksion­in masiv, SPAK sekue­stroi pjesër­isht disa kul­la luk­soze në Tiranë, kom­pan­itë zhvil­luese të Shtu­fit dhe per­son­ave të tjerë, qin­dra aparta­mente, njësi shër­bi­mi, garazhe si dhe kantiere ende në ndër­tim. Po ash­tu, janë sekuestru­ar qin­dra llog­a­ri bankare me vlera të lar­ta. Në total, vlera për­l­log­a­ritet në rreth 500 mil­ionë euro, një shumë që për­bën reko­rd për Shqipërinë.

Në dos­jen e SPAK për­shkruhet një mekanizëm i tërë tjetër­simesh, regjistrimesh dhe transak­sionesh të një­pas­njëshme, që sipas het­uesve kishin si qël­lim largimin e gjur­mëve të burim­it real të pasurisë.

Sipas SPAK, pasuritë kalonin nga një dorë në tjetrën përmes një serie veprimesh juridike që në pam­je të parë dukeshin nor­male, por që sipas het­uesve kishin si funk­sion vështirësimin e gjur­mim­it të për­fituesve realë.

Më pas, këto prona përf­shi­heshin në pro­jek­te zhvil­li­mi dhe ndër­ti­mi, duke hyrë në ekonom­inë for­male dhe duke mar­rë pam­jen e inves­timeve të ligjshme.Pjesë nga dos­ja het­i­more:

“Pas regjistrim­it, copëzimet e shum­ta të tyre dhe më pas tjetër­simet e tyre, në for­mat e bler­jes, shkëm­bim­it apo for­mave të tjera, me qël­lim vështirësimin e gjur­mim­it dhe për­fitimin e këtyre, duke shman­gur dhe shkëputur lid­hjen ndër­m­jet banorit në emër të të cilit regjistro­hen pronat dhe për­fitue­sit fun­dor të tyre, që janë gru­pet krim­i­nale, të cilët ose për­fi­to­jnë si pronarë për shkak të lid­hjes së kon­tratave me shoqëri të ndryshme ndër­ti­mi”.

“Nëse ka pasur dijeni zhvil­lue­si i asaj pasurie që kjo pronë ka qenë me doku­menta­cion të fal­si­fikuar. Pra, duhet bërë një het­im i gjithanshëm për të vërte­t­u­ar lid­hjen e investi­torit me dijen­inë e fak­tit të fal­si­fikim­it të doku­menta­cionit në të cilën ai po zhvil­lon atë punë”, u shpreh Dri­tan Jah­ja, avokat.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading