Kam folur për çmim në Zvërnec dhe Palasë”, çfarë zbulojnë komunikimet në SKY të grupit të Artur Shehut për tokat

Sipas Prokuror­isë së Posaçme, gjur­më të kësaj skeme shfaqen në disa prej zon­ave më të lak­muara të ven­dit, nga pro­jek­tet e ndër­tim­it në Tiranë deri te kom­plek­set tur­is­tike në bregdetin e jugut.

Në komu­nikime për­menden nego­ci­a­ta me shte­tas turq, mar­rëvesh­je ende të pam­byl­lu­ra dhe çka bën mjaft për­shtyp­je, vizita të plan­i­fikuara në Zvërnec për të parë prona me interes zhvillimi.Këto zbu­lime për­bëjnë momentin kur SPAK çel het­imin edhe për mënyrën e për­fitim­it të pron­ave në Zvërnec, e shndër­ru­ar sot në çësht­jen më sen­si­tive në vend. Mad­je, çësht­je nga e cila gjetën origjinë prote­s­tat që zgjasin prej javësh në Tiranë e krye­qytete të mbarë botës ku ndod­het komu­nitet shqiptar…Hetuesit për­shkru­a­jnë një mekanizëm ku prona kri­jo­hej në letra, zgjero­hej arti­fi­cial­isht dhe më pas kalonte nga një dorë në tjetrën derisa humbiste gjur­mën e origjinës së saj.

“Nga hetimet kanë rezul­tu­ar dyshime të arsyeshme të bazuara në pro­va se pasuritë e ndod­hu­ra në Zvërnec janë për­fi­tu­ar në mënyrë të kundërligjshme, nëpër­m­jet fal­si­fikimeve dhe për­dorim­it të doku­menteve të fal­si­fikuara për njo­hjen dhe regjistrim­in e pronë­sisë.”

Refer­u­ar SPAK, në komu­nikimet e dekrip­tu­ara në Sky ECC zbard­hen një sërë bisedash që lid­hen drejt­për­drejt me lëviz­jet në zonën e Zvërnecit dhe mënyrën e menax­him­it të këtyre pron­ave.

Në një prej komu­nikimeve, Adri­an Rama bise­don me Alfre­do Hamzain për një viz­itë në Vlorë dhe në Zvërnec, ku disa per­sona do të shkonin për të parë nga afër pronat.

Rama: “Vila po më thotë kusho që të dielën ose të hënën duhet të jesh në Vlorë… me shku në Zvërnec me pa ato pronat me gomone… se vijnë ca miq…”

Hamzai: “Të merr në tel ai vet… do vij dhe cob me ty m’tha… Klo­di… ok vlla.”Në një tjetër komu­nikim të së njëjtës peri­ud­hë shfaqen disku­time për çmimet e tokave dhe interesin për inves­time në zonë.

Rama: “Cpb vlla… pas­ka fol për Zvërnecin për çmim toke… mos i thuaj gjë… se po më mar­rin në tele­fon… po pyesin për çmimin e tokës…”

Rama: “Kanë fol për çmim për Palasë dhe për Zvërnec… kusho po jep çmim tani… mos dal­im bllof…”

Sipas SPAK, këto komu­nikime tre­go­jnë se disku­timet nuk kufi­zo­heshin vetëm në vizita në ter­ren, por përf­shinin edhe për­cak­timin e vler­ave të tokave dhe ori­en­timin e inves­timeve të ardhshme.

Në bise­da të tjera të admin­istru­ara nga het­ue­sit për­mendet edhe angazhi­mi i per­son­ave të ndryshëm për të sjel­lë investi­torë dhe per­sona të huaj për të parë nga afër pronat në Zvërnec, duke e tra­j­tu­ar zonën si objekt zhvil­li­mi të koordinuar.

“Thjesht vetë taki­mi nuk për­bën vepër penale, por ajo duhet të kanal­i­zo­het në veprime het­i­more, që çfarë është arrit­ur, çfarë bën, dhe çfarë veprimesh kanë kry­er pas këtij taki­mi orga­ni­za­torët e këtij grupi­mi.

Pra, mund të ndod­hë që në kohë të real­i­zo­het një vepër penale, por duhet të provo­het që ky veprim krim­i­nal apo i paligjshëm ka ard­hur si rezul­tat i orga­nizim­it të këtij taki­mi’ u shpreh avokati, Dri­tan Jahaj.

Vetëm në këtë episod të hetim­it janë bllokuar tre transak­sione të lid­hu­ra me shit­bler­jen e tokave në Zvërnec, me një vlerë që arrin rreth 128 mil­ionë euro, para që sipas het­uesve rrezikonin të hynin në qarkul­lim përmes pro­jek­teve të zhvil­lim­it dhe inves­timeve në pasuri të palu­a­jt­shme.

Pikër­isht për këtë arsye, kra­has urd­hër-arresteve, SPAK ven­dosi sekue­stron mbi një prej kapitu­jve më të debat­ueshëm të bregde­tit shqip­tar.

Një zonë ku, sipas dos­jes, vlera e tokës nuk matet vetëm me atë që ka në sipër­faqe, por edhe me mil­ion­at që dyshohet se mund të përthithë dhe të legjiti­mo­jë përmes inves­timeve.

Inside Sto­ry mëson se lid­hur me këtë çësht­je SPAK vijon të krye­jë het­ime inten­sive për iden­ti­fikimin e per­son­ave të tjerë të dyshuar të cilët i janë nën­shtru­ar kon­trolleve.

Sipas infor­ma­cion­eve, kon­trol­let janë kry­er në bane­sa e zyra të biz­nes­menëve të njo­hur, ndaj ish-zyr­tarëve të drejtë­sisë e ish-magjis­tratë, por edhe zyr­tarëve të ndryshëm.

“Të gjitha aktet që lid­hen me fitimin e pronë­sisë, sido­mos sendeve të palu­a­jt­shme, në këtë rast flasim për aparta­mente dhe çdo gjë që është e trupëzuar, ndjekin një rrugë që është shumë strik­te ligjore.

Që do të thotë duhet të kalo­jnë nga ana doku­mentare, duhet të kalo­jnë në llog­a­ri note­ri­ale, kësh­tu që gjur­mi­mi i të gjithë këtyre letrave dhe i par­ave që çojnë tek fiti­mi i pronë­sisë është shumë më i thjeshtë sesa në rastet e tjera kur bëhet fjalë për kalime apo trans­fer­ime shu­mash mon­etare’ u shpreh avokati, Rezart Kthupi.

Për­pos shtrir­jes së inves­timeve në Jug, nipërit e Mir­it të Xhikes së bashku me Artur She­hun janë shfaqur edhe në intere­sa tro­jesh në Tiranë.

Shumë pranë sta­di­u­mit “Are­na Kom­bëtare”, në një nga zonat më të shtren­j­ta të krye­qytetit, SPAK pre­tendon se grupi kishte nisur prej vitesh lëviz­jet për të vënë nën kon­troll një tjetër tru­all strategjik në rrugën “Dervish Hima”, pranë sta­di­u­mit “Air Alba­nia”.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading