Lajmet se Prokuroria ka çuar letërporosi për Mabco‑n, biznesmeni Pacolli reagon i shqetësuar: Të hapur për hetime! Institucionet e shtetit shqiptar po na sulmojnë

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media në lidhje me një kredi të marrë për ndërtimin e aeroportin e Vlorës nga kompania e tij Mabco.
Sipas lajmit në fjalë, dy letër porosi janë çuar nga Prokuroria e Tiranës drejt asaj të Prishtinës në lidhje me fondet që janë futur në vendin tonë, ku pretendohet se në Shqipëri kanë hyrë vetëm 15 nga 42 milionë euro.
Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan se kompania e tij është transparente në lidhje me hetimet, ndërsa shuma e investuar në vendin tonë i kalon 95 milionë euro.
Më tej, biznesmeni shkruan se ai është i zhgënjyer nga qaja që i bëjnë institucionet e vendit tonë, teksa sipas tij po e sulmojnë.
“Në fund, MABCO shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e saj pas konstatimit që nga fitorja në Gjykatën e Lartë të dates 26.05.2026 “sulme, intimidime dhe vëprime kundërshtuese” janë ndërmarr nga institucionet shtetërore”, thekson ai në postimin e tij.
Po ashtu ai nën vizon se çdo organ i drejtësisë është i lirë të kryeje hëtime dhe se kompania e tij nuk është guackë.Postimi i plotë:
Deklarate publike
Sot është raportua për një artikull nga një portal lajmësh në të cilen pretendohet se Prokuria e Tiranës, përmes Ministrisë së Drejtësisë paska kërkua prokurorisë së përgjithshme në Kosove se ku janë destinua mjetet e një huaje e marrur nga Mabco, pasiqë që Shqipëri paskan hyr vetëm 15 Milion EUR.
Fillimisht, ky deklarim bëhët në mosnjohurinë e plotë lidhur me vëprimet e pretenduara në artikullin. Prandaj, në qoftë se konfirmohen vëprime të tilla do të thellohet çasja dekonstruktive kundër Mabco‑s:
1. Përderisa nuk rezultojnë progrese apo iniciativa të marrura për kallëzimet penale të parashtruar nga Mabco, në anën e kundërt qenkan ndërmarr vëprime.
2. z.Behgjet Pacolli dhe Emin Pacolli janë intervistua gjatë muajit Tetor 2025, po të ishte kërkua, Mabco me gjithë kënaqësinë do ja kishte dorëzua gjitha historiatet bankare.
3. Jo 15 Milion, as 43 Milion por mbi rreth 95 Milion EUR janë investua nga Mabco në projektin e VIA‑s dhe këtë e kemi të audituar dhe konfirmuar nga auditor të huaj, andaj aludimi se Mabco paska përdorur mjetet nga një financim privat për projekte jashtë VIA‑s, jo vetëm se është i pasaktë por edhe i pakuptimt.
4. Mabco vetvetiu ka kërkua administratës tatimore të Shqipërisë të verifikoj gjithë gjendjen financiare, po ashtu edhe KNIHD
Prandaj, MABCO jo vetëm se ka qënë transparente, por në mënyrë të vazhdueshëm ka ftua dhe ka bërë thirrje për auditim dhe çertifikimin e prejardhjes së mjeteve të investua nga gjitha palët.
Në fund, MABCO shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e saj pas konstatimit që nga fitorja në Gjykatën e Lartë të dates 26.05.2026 “sulme, intimidime dhe vëprime kundërshtuese” janë ndërmarr nga institucionet shtetërore.
Pa asnjë problem!
Apeloj që çdo organ kompetent (kudo qoftë ai) të hetojë dhe verifikojë çdo levizje. Mabco nuk është një “kompani guackë”; është shoqëri milijardëshe, financat e saj janë të audituara dhe të verifikuara në dy nivele, me monitorim dhe kontroll në kohë reale.
Por paskem bërë nje gabim ndoshta, qe nga kjo kredi nuk e financuam Valon Ademin, si ne rastet e mëparshme të kredisë së BKT kur ai ne bashkëpunim me Valon Llukën mori mbi 35 milion pagesa për “punët e kryera”, pa kontrollë dhe pa miratim të bordit te akcionerve. BP

