Anne Hathaway shtatzënë për herë të tretë, aktorja ndan videon që zbulon barkun e rrumbullakosur


Anne Hath­away shtatzënë për herë të tretë, aktor­ja ndan videon që zbu­lon barkun e rrum­bul­lako­sur

Anne Hath­away shtatzënë për herë të tretë, aktor­ja ndan videon që zbu­lon barkun e rrum­bul­lako­sur
Aktor­ja e njo­hur e Hol­ly­wood-it, Anne Hath­away, është në prit­je të ëmbël për herë të tretë.

Lajmin e ka ndarë vetë 43-vjeçar­ja përmes një video­je në Insta­gram, duke sur­prizuar ndjekësit e saj.

E veshur me një fus­tan të bard­hë, të lehtë dhe ele­gant, Hath­away shfaqet fil­lim­isht me duart mbi bark, ndër­sa në sfond dëgjo­het kën­ga “Baby I’m Yours” e Bar­bara Lewis.

Në një moment, ajo ul duart dhe zbu­lon barkun e rrum­bul­lako­sur, duke buzëqeshur dhe e përqa­fuar me dashuri, për­para se të largo­het me vrap nga kam­era.

“Baby, I’m yours”, ka shkru­ar aktor­ja në për­shkrim­in e videos, duke e shoqëru­ar me një mesazh të ëmbël për ndjekësit.

Anne Hath­away dhe bashkëshorti i saj, Adam Shul­man, janë prindër të dy djemve, Jonathan, 10 vjeç dhe Jack, 6 vjeç.

Kuj­to­jmë se së fund­mi aktor­ja u fotogra­fua gjatë pushimeve në Saint-Tropez, ku u vu re edhe barku i saj i rrum­bul­lako­sur, si me biki­ni ash­tu edhe me një fus­tan të bard­hë, duke ngrit­ur dyshimet që tash­më janë kon­fir­muar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading