Ndahet papritur nga jeta mjeku stomatolog Maksim Musabelliu, ishte Qytetari më i ri i Nderit i Skraparit

Mjeku dhe intelek­tu­ali çorovo­das, Mak­sim Mus­abel­liu, apo Mak­si siç e thër­ris­nin të gjithë, është ndarë paprit­ur nga jeta pas­diten e së premtes.

Lajmin e trishtë e ka kon­fir­muar famil­ja dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët janë tron­di­tur nga ikja e parakohshme.

Dok­tor Mak­si kon­sidero­hej si një nga fig­u­rat më të ndrit­u­ra të qyte­tarisë çorovo­dase, stom­a­tolog, human­ist, filantrop i njo­hur dhe Qyte­tari më i ri i Nder­it i Skra­parit.

Largi­mi i tij është një hum­b­je e mad­he jo vetëm për famil­jen, por edhe për mbarë komu­nitetin që pati fatin ta njo­hë dhe ta ketë pranë.

Ai ishte një njeri i rral­lë, i kom­ple­t­u­ar në çdo për­masë të jetës së tij: në kul­turë, në pro­fe­sion­al­izëm, në fis­nikëri dhe në qytetari.Por mbi të gjitha, ai do të kuj­to­het për dritën e shpir­tit të tij, për zem­rën e mad­he dhe për bujar­inë e paku­fishme me të cilën prek­te jetët e njerëzve.

Ata që e nji­h­nin, shkru­a­jnë se Dok­tor Mak­si ishte nga ata njerëz që bënin mirë në hes­ht­je, pasi nuk fliste kur­rë për bamirësitë dhe ndih­mën që u jepte të tjerëve, nuk kërkonte lav­di e as mirën­jo­hje pub­like.

Ai besonte se e mira duhet bërë thjesht sepse është e drejtë të bëhet.

“I lin­dur në Tomorr, në Dervish Iljaz, në atë tru­all të bekuar ku his­to­ria, bes­i­mi dhe fis­nikëria njerë­zore ndërthuren natyr­shëm, ai mbeti gjatë gjithë jetës bir i den­jë i atyre rrën­jëve.

Ndosh­ta prej tyre buronte edhe urtësia, thjeshtësia dhe mad­hësh­tia e tij njerë­zore”, shkru­an Zylyf­tar Hox­ha, nga Oraku­jt e Tomor­rit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading