“I ngarkuar nga Edi Rama, Taulant Balla…”/ Këlliçi zbulon prapaskenat: Kemi të bëjmë me skenar dhe regji

Deputeti i PD Belind Kël­liçi përmes një reag­i­mi në rrjetet sociale ka akuzuar kre­un e grupit par­la­men­tar të PS, Taulant Bal­la se është ngarkuar nga kryem­i­nistri Edi Rama me “opera­cionin e dëm­tim­it të protestës”.

Sipas tij, Bal­la ka nisur një fushatë tele­fonatash në dias­porë duke kërkuar pjes­mar­rje në një anti mit­ing që ka ndër­mend të real­i­zo­jë Edi Rama, por shtoi se pas çdo komu­niki­mi, ai merr refuz­im.

Kël­liçi shtoi se ata nuk e kup­to­jnë ako­ma se nuk kemi të bëjmë me një event, me ske­nar dhe regji ku dikush mund të mar­rë nën kon­troll sit­u­atën, por është një revoltë masive pop­ul­lore, sido­mos e rin­isë.

Reag­i­mi i plotë:

Taulan­ti në kërkim të anti mitingut!

I ngarkuar nga Edi Rama me opera­cionin e dëm­tim­it të protestës, Taulant Bal­la e ka mar­rë me aq zell këtë detyrë sa është bërë qesharak dhe po tre­go­het sot si bar­caletë kudo.

Ai ka nisur një fushatë tele­fonatash në dias­porë duke kërkuar pjes­mar­rje në një anti mit­ing që ka ndër­mend të real­i­zo­jë Edi Rama. Pas çdo komu­niki­mi, ai merr refuz­im.

Ndërko­hë, po bën gjithç­ka për të futur mes protestuesve parul­lat që i intere­so­jnë Edi Ramës e që godasin Opoz­itën.

Edi Rama ka folur gjithë kohës për grupe e agjen­da të infil­tru­ara bren­da marshuesve, por në fakt ai bën për­p­jek­jet më të mëd­ha për të pasur aty njerëz­it e tij dhe për të ndikuar tek protes­ta.
Këto janë lojëra qesharake.

Ata nuk e kup­to­jnë ako­ma se nuk kemi të bëjmë me një event, me ske­nar dhe regji ku dikush mund të mar­rë nën kon­troll sit­u­atën. Kemi të bëjmë me një revoltë masive pop­ul­lore, sido­mos të rin­isë.

Sa më shumë të ten­to­jë Edi Rama me veg­lat e tij mil­i­tante të ndërhyjë, aq më shumë do lërë kock­at.

Rev­olu­cioni po ndodh, dhe nuk ka asnjë shans të futet në shi­na nga ai që është nën akuzë, për kor­rup­sion, për lid­hje me krim­in, për tra­j­timin e ven­dit si plaçkë për intere­sat e veta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading