Shehaj përplaset me Ballën, Manjën e Peleshin: Ja shërbëtorët e Ballukut, fytyra e hajdutit dhe ky që të “pret veshët”

Sean­ca e Sekre­tari­atit të Etikës është përf­shirë nga ten­sione, pas vendim­it për për­jash­timin e deputetëve të Par­tisë “Mundësia” nga punimet e Kuven­dit.

Kreu i kësaj force poli­tike, Agron She­haj, ka shpërthy­er në akuza të drejt­për­drej­ta dhe mjaft të ash­pra ndaj deputetëve të PS, duke e cilë­suar vendimin si një hak­mar­rje poli­tike të urd­hëru­ar nga kryem­i­nistri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryem­i­nistr­ja Belin­da Bal­luku.

She­haj ka drej­tu­ar gishtin nga Taulant Bal­la dhe Ulsi Man­ja, duke për­dorur tone të ash­pra dhe kri­tike, pasi ata votu­an për për­jash­timin e tij dhe të deputetit Erald Kapri.

“Shiko çfarë po bëjnë, shër­bë­torët e Belin­da Bal­lukut dhe të Edi Ramës, kanë ven­do­sur për­jash­timin e deputetëve të Par­tisë ‘Mundësia’ nga Kuven­di i Shqipërisë.

Pse ikni zoti kryetar? T’ju vijë turp! Turp! T’ju vijë turp! Turp zoti kryetar, turp, turp, të të vijë turp”, deklaroi fil­lim­isht She­haj tek­sa iu drej­tua drejtue­sit të seancës.

Më pas, kreu i “Mundësia” ka pasur një për­plas­je me tone të lar­ta me Taulant Bal­lën, duke pre­tend­uar se ky i fun­dit po iron­i­zonte sit­u­atën.

“Ëëë, qesh Taulant ëë? Ia dole ë? Shiko çfarë fytyre haj­du­ti, shiko­jeni fytyrën e haj­du­tit. Doni një fytyrë haj­du­ti? Ja ku e keni: Taulant Bal­la! Bashkë me atë që të pret veshët si mafioz (tre­gon nga Ulsi Man­ja).

Ja ku janë! Ju ka ard­hur fun­di! Të ka ard­hur fun­di Taulant! Të ka ard­hur fun­di! Afro­hu… Të ka ard­hur fun­di Taulant! Ja fytyra e haj­du­tit, kush i ka vjed­hur shqip­tarët në 35 vjet! Ja ku është, shiko­jeni mirë! Shiko­jeni, ja ku e keni!”, u shpreh She­haj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading