Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa! Projektligji i qeverisë: Kush ka 2 ose më shumë banesa paguan më shumë

Qev­e­ria plan­i­fikon të mbled­hë deri në 280 mil­ionë euro në vit vetëm nga tak­sa e pronës, tre­fish më shumë sesa u mblod­hën përg­jatë 2025-ës nga tak­sa e pasurisë së palu­a­jt­shme, prej 85 mil­ionë euro.

Kjo do të arri­het përmes refor­mës së re të tak­sës së pronës, e cila pritet të sjel­lë një sërë risish, nga tak­si­mi mbi vlerën e tregut dhe jo më mbi ref­er­en­cat e deri tek rrit­ja e tak­sës që do të paguhet.

Përmes pro­jek­tligjit të hed­hur në Kon­sul­tim Pub­lik ‘Për Tak­sën e Pasurive Të Palu­a­jt­shme’, syn­o­het që tak­si­mi i bane­save të bëhet mbi bazën e çmimeve të tregut, dhe jo mbi ref­er­en­cat, pasi bashk­itë çdo vit do të nxjer­rin vler­at e reja të pron­ave.

Sa më e shtren­jtë të jetë prona aq më e lartë do të jetë edhe tak­sa që do të paguhet.

“Vler­at që për­doren për tak­simin e pasurive të palu­a­jt­shme nuk përditë­so­hen sipas një cik­li të rreg­ullt dhe nuk pasqy­ro­jnë vler­at e tregut, duke sjel­lë hum­b­je të ard­hurash”, thuhet në rela­cion, ndaj është parashikuar që bashk­itë çdo vit të cak­to­jnë vler­at e reja të pasurive të patund­shme mbi të cilat do të apliko­het tak­sa.

Mbi çmimet e bane­save që do të cak­to­jnë bashk­itë do të mba­het edhe tak­sa nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së pronës, nga 0.05% që është aktu­al­isht.

Por para se të tak­so­het bane­sa, qyte­tarët do të kenë mundësi të për­fi­to­jnë një zbrit­je nga vlera e pronës por jo më shumë se 50% të vlerës së saj.

Pra për një banesë me vlerë 100,000 euro, mund të ulet vlera me 50% dhe për pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh të paguhet tar­i­fa vje­tore nga 50–100 euro, në varësi të nor­mës tati­more që do të për­cak­to­het nga bashkia. (Zbrit­ja e vlerës së pronës do të bëhet deri 50% por jo më shumë se tavanet e cak­tu­ara për 7 kat­e­go­rizimet që i janë bërë bashkive.)

Për ata që kanë dy ose më shumë bane­sa në pronësi, zbrit­je nga vlera e pasurisë do të mar­rin vetëm tek bane­sa e parë, ndër­sa tek të tjer­at do pagua­jnë për aq sa vlen bane­sa.

Pra për banesën e dytë po 100 mijë euro do pagua­jnë 100–200 euro tak­së vje­tore. Pra tati­mi do të jetë automatik­isht dyfish më i lartë kush ka mbi 1 banesë.

Sipas argu­menteve të dhë­na në rela­cion rrit­ja e tak­sim­it si për shtëpitë e para por edhe më shumë për ata që kanë në pronësi 2 ose më shumë bane­sa do t’i vë fre edhe spekulimeve me çmimet e pron­ave, pasi sa më i lartë çmi­mi më i lartë tati­mi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading