“Policia e Shtetit, partner i besueshëm”/ Ambasadori i Spanjës në zyrën e Skënder Hitës: Më shumë operacione të…

Ambasadori i Span­jës, Gabriel Cre­mades Ven­tu­ra, viz­itë në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit.

Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Skën­der Hita, mirëpri­ti në ambi­en­tet e DPPSh-së Ambasadorin Ven­tu­ra, të shoqëru­ar nga Atasheu i Min­istrisë së Brend­shme të Span­jës dhe nga Ofi­ceri Ndër­lid­hës pranë Ambasadës së Span­jës në Tiranë.

Gjatë takim­it u vlerë­suan mar­rëd­hëni­et e shkëlqy­era dhe part­ner­iteti strategjik i ndër­tu­ar ndër vite ndër­m­jet dy vendeve në fushën e sig­urisë, duke vënë theksin te mekaniz­mat efek­tivë dhe konkretë si opera­cioni “Noma­da” dhe Skuadra e Për­bashkët Het­i­more, me rezul­tate të prek­shme në luftën kundër trafikim­it të narkotikëve dhe armëve të zjar­rit, si dhe lëviz­jes së paligjshme të emi­grantëve.

Drej­tori Hita kon­fir­moi ven­dos­mërinë e Poli­cisë së Shtetit për ta inten­si­fikuar këtë bashkëpunim, përmes rrit­jes së num­rit të opera­cion­eve të për­bashkë­ta dhe zgjerim­it të shkëm­bim­it të infor­ma­cionit në kohë reale.

Gjithash­tu, ai vuri theksin te bashkëpuni­mi ndër­m­jet Akademisë së Sig­urisë dhe Shkol­lës Kom­bëtare të Poli­cisë së Span­jës, i cili do të shër­be­jë për mod­ern­iz­imin e mësimd­hënies dhe tra­jn­imin pro­fe­sion­al të brez­it të ri të efek­tivëve me meto­da dhe kur­riku­la bashkëko­hore.

Ndërko­hë, Ambasadori Ven­tu­ra shpre­hu mirën­jo­hje për mikprit­jen dhe vlerë­soi angazhimin e Poli­cisë së Shtetit si një part­ner i besueshëm në rajon.

Ai kon­fir­moi gjithash­tu gatish­mërinë e autoriteteve span­jolle për të inten­si­fikuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në fusha të tjera, me objek­tivin e për­bashkët godit­jen e krim­it ndërkom­bë­tar dhe garan­timin e sig­urisë së qyte­tarëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading