Masa për sigurinë e sezonit turistik/ Policia: 1600 efektivë të angazhuar, stacione policore provizore në disa zona

“Nga bregde­ti në akset krye­sore kom­bëtare, struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit do të jenë në gatish­mëri gjatë gjithë sezonit veror për të sig­u­ru­ar rendin dhe për të paran­dalu­ar inci­den­tet”.

Drej­tori i Depar­ta­men­tit për Rendin dhe Sig­ur­inë Pub­like në DPPSH, Dhim­i­traq Ziu, thotë se në ter­ren do të jenë të pak­tën 1600 efek­tivë sht­esë nga disa struk­tu­ra.

“Poli­cia e Shtetit ka ndër­mar­rë një plan masash për mbarë­va­jt­jen e sezonit tur­is­tik, ku 1600 efek­tivë do të jenë në ter­ren.

Këta policë janë mar­rë nga For­cat e Shqipon­jave, Poli­cia Rru­gore, For­cat Opera­cionale dhe të Sig­urisë Kom­bëtare.” tha ai.

Në disa nga zonat që mund të kon­sidero­hen më prob­lematike do të ketë prani të shtu­ar të efek­tivëve, por edhe sta­cione provi­zore poli­cie.

“Zonat që ne i cilë­so­jmë me njol­lë të zezë dhe prob­lematike janë aksi në drej­tim të Lezhës dhe plazheve të Shëngjinit dhe Tales, rru­ga në drej­tim të Vlorës dhe plazhet e Himarës dhe Sarandës, rru­ga Dur­rës-Golem dhe Lush­n­jë-Fier.

Përveç pranisë së shtu­ar të efek­tivëve të poli­cisë, do të ngri­hen edhe disa sta­cione provi­zore të poli­cisë në Val­bonë, Theth, Koman, Tale, Gjirin e Lalz­it dhe Ksamil. Këtu i refer­o­he­mi edhe tur­izmit mal­or, jo vetëm atij bregde­tar.” u shpreh Ziu.

Për të garan­tu­ar një sezon tur­is­tik të sig­urt dhe pa prob­leme për pushue­sit, poli­cia shqiptare do të bashkëpuno­jë edhe me struk­tu­rat homologe në vendet fqin­je.

“Bashkëpuni­mi policor ndërkom­bë­tar për verën do të jetë me Kosovën, Malin e Zi, Ital­inë dhe Maqe­doninë e Veri­ut.

Punon­jës të Poli­cisë së Shtetit dër­go­hen për shër­bime të për­bashkë­ta patrul­li­mi, ndër­sa edhe nga këto shtete ka njësi policore që vijnë në vendin tonë.” tha ai.

Gjatë gjithë sezonit tur­is­tik, radarët dhe mjetet e teknologjisë së fun­dit do të jenë në rrugë për të mon­i­toru­ar lëviz­jen dhe trafikun e mjeteve, për të paran­dalu­ar shkel­jet e Kodit Rru­gor që bëhen shkak për aksi­dente.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading