Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë

Ndër­sa infla­cioni dhe rrit­ja e kos­tos së jetesës vazh­do­jnë të ushtro­jnë pre­sion mbi bux­hetet famil­jare në të gjithë Europën, për­bal­luesh­mëria është bërë një nga çësht­jet ekonomike për­cak­tuese për qyte­tarin mesa­tar europi­an.

Tirana është ren­di­tur në qytetin e dytë më të shtren­jtë në Europë, tek­sa një famil­je, me katër per­sona me dy të rrit­ur me rrogë mesa­tare shpen­zon 89% të të ard­hu­rave për të bërë një jetesë nor­male.

Në këto nivele, Tirana ren­ditet vetëm pas Lis­bonës, që krye­son lisën në Europë me një niv­el prej 12195.8%.Të dhë­nat u bënë të ditu­ra në një raport të fun­dit të Trad­ing­pe­dia.

Për të zbu­lu­ar se cilat krye­qytete ofro­jnë stan­dard­in më të mirë të jetesës me bar­rën më të vogël finan­cia­re në raport me të ard­hu­rat mujore, Trad­ing­pe­dia kra­ha­soi të dhë­na nga 37 krye­qytete evropi­ane, duke mar­rë parasysh shpen­zimet e përdit­shme dhe pagat mesa­tare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha tak­sat dhe detyrimet nga paga bru­to). Infor­ma­cioni për Shqipërinë është për­punuar nga Mon­i­tor.

Rapor­ti merr në kon­sid­er­atë pagën neto, që për Shqipërinë është 760 euro në muaj dhe të ard­hu­rat e famil­jes i llog­a­r­it në 1520 euro në muaj, duke supozuar që puno­jnë dy të rrit­ur. Një shpen­z­im për një famil­je me katër per­sona llog­a­ritet në 1353 euro në muaj, për të cilin duhen shpen­zuar gati 90% e të ard­hu­rave.

Shqipëria ka një kos­to jetese shumë më të shtren­jtë sesa vendet e tjera të rajonit. Në Shkup Të Maqe­donisë së Veri­ut, ku paga mesa­tare neto është në nivele të ngjashme më të Shqipëri, në 769 euro në muaj, shpen­zimet mujore për një famil­je me 4 per­sona janë 1037 euro, duke zënë 67% të të ard­hu­rave, shumë më pak sesa në Shqipëri.

Në Beograd, ku paga neto është 1081 euro, pesha është 68.2%, tek­sa shpen­zimet mujore janë pak më të lar­ta se në Tiranë duke arrit­ur në 1478 euro, por pagat neto janë rreth 30% më të lar­ta.

Në Pod­goricë, paga mesa­tare mujore neto është 883 euro, më e lartë sesa në Shqipëri dhe shpen­zimet mujore janë më të ulë­ta në 1077 euro, duke bërë që Sara­je­va të jetë rel­a­tivisht qyteti me kos­ton më të ulët të jetesës në rajon, në raport me të ardhurat.Të dhë­nat për Kosovën nuk janë në këtë raport.

Qyteti më i lirë për të jet­u­ar është Bruk­seli, ku paga mesa­tare neto mujore për një per­son është 2945 euro, ndër­sa shpen­zimet mujore janë 2653 euro, ose 45% të të ard­hu­rave.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading