Messi shkroi historinë në Botëror, postimi emocionues i partneres së tij (FOTO)

Fut­bol­listi i famshëm, Lionel Mes­si, vazh­don që të shkru­a­jë his­tor­inë në Kupën e Botës, tek­sa me dy golat e shënuar ndaj Aus­trisë u bë golashënue­si më i mirë në his­tor­inë e turneut me 18 gola, duke lënë pas Miroslav Klosen.

Edhe pse humbi një penallti, kapiteni argjenti­nas real­i­zoi në min­u­tat 38 dhe 95, duke arrit­ur në pesë gola në këtë Botëror, pasi në ndesh­jen e parë ndaj Algjerisë kishte shënuar një tripletë.

Reko­r­di i ri i Mes­sit u shoqërua me reag­ime të shum­ta, ndër­sa vëmend­je të veçan­të mori mesazhi i bashkëshort­es së tij, Antonela Roc­cuz­zo.

Kjo e fun­dit e ndo­qi ndesh­jen nga tri­bunat e sta­di­u­mit në Dal­las së bashku me tre djemtë e tyre, Thi­a­go, Mateo dhe Ciro, të veshur me fanel­lat e babait.Pas ndesh­jes, Antonela pub­likoi në pro­fil­in e saj në “Insta­gram” një mesazh emo­cionues për yllin argjenti­nas:

“Çfarë priv­i­legji të të shoh tek­sa vazh­don të shkru­ash his­tor­inë”. Fut­bol­listi me famë botërorë iu përgjigj men­jëherë: “Të dua”.Ky pos­tim u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj, pasi mori mil­iona reag­ime, të cilët vlerë­suan jo vetëm arrit­jet sportive të fut­bol­lis­tit, por edhe mbështet­jen e vazh­dueshme të famil­jes së tij.

His­to­ria e dashurisë mes Mes­sit dhe Antonelas daton që nga fëmi­jëria në Rosario. Ata e bënë pub­like lid­hjen në vitin 2009, u mar­tu­an në vitin 2017 dhe sot janë prindër të tre djemve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading