Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e çantës, avokati i ish-deputetes mbetet jashtë sallës së gjyqit

Sot mba­het gjyqi i themelit për ish-pres­i­dentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Moni­ka Krye­mad­hi.

Avokati i Krye­mad­hit nuk ka hyrë ende në sallë.Sipas ish-deputetes, Redi Llanaj, ash­tu si në seancën e shkuar, nuk lejo­het të hyjë pasi nuk pra­non t’i kon­trol­lo­het çan­ta nga punon­jësit e sig­urisë.

Avokati Kuj­tim Cakrani: Luftën poli­tike nuk mund ta mate­ri­al­i­zosh në akuzë, pa sjel­lë një fakt apo një doku­ment. Pse nuk është bërë një anal­izë finan­cia­re ndaj Metës në atë peri­ud­hë në 2009. Akuza për kor­rup­sion për CEZ-DIA nuk qën­dron.

Mesazhi “deri nesër më duhen 200”, nuk gjen­det në dos­je fare. Është cen­uar rëndë Kushte­tu­ta, nëse do ven­dosësh nën përgjim një deputet të Repub­likës duhet vendim. Në 2009 Meta nuk ka pasur funk­sion pub­lik.

Prokuro­r­ia me veprimet dhe mosveprimet e saj, një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, organi i pro­ce­durës ma sjell këtu, men­doj se është shkel­je ligji. Jemi të pafa­jshëm sa i për­ket çësht­jes së CEZ-DIA.

Kërkesë tjetër, për­jash­timin e dësh­misë së të ndjer­it Dri­tan Priftit. Nuk e kemi më ta thër­rasim ta bal­lafaqo­jmë e të bëjmë pyet­jet tona, pran­daj kërko­jmë për­jash­timin e kësaj prove.

Deklara­ta e Dri­tan Priftit u mor në 2015, para se të regjistro­hej pro­ced­i­mi penal. U dha para prokuror­isë së zakon­shme në Tiranë. Ka deklaru­ar fak­te qe s’kanë asnjë lloj lid­hje me Cez Dia, por ka folur për Kas­tri­ot Ismailaj. Ata nji­heshin, ishin shokë.

Ai nuk duhet të dësh­monte sepse ishte në kon­flikt të hapur. Dri­tan Prifti, Tom Doshi e të tjerë, kërkonin ta elim­i­non­in pub­lik­isht z.Meta. Pran­daj kërkoj që dësh­mia e tij të për­jash­to­het si provë

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading