Operacion i madh në Krujë, 15 grupe policie zbarkojnë në zonat malore, goditen dhjetëra parcela me kanabis

For­cat e Poli­cisë së Tiranës dhe Kru­jës kanë vijuar këtë të mërkurë me aksion­in e ndër­mar­rë për evi­den­timin dhe asgjësimin e parcelave të mbjel­la me kan­abis në zonat mal­ore të Kru­jës, duke godi­tur një nga vatrat më prob­lematike të kul­tivim­it të bimëve narkotike.

Opera­cioni i shtrirë në ter­rene të vështi­ra dhe zona të thel­la mal­ore, ka sjel­lë deri tani zbu­lim­in dhe asgjësimin e rreth 5 mijë rrën­jëve kan­abis, të kul­tivuara në afro 100 parcela të ndryshme.

Sipas burimeve policore, parce­lat ishin të shpërn­dara në disa pika të izolu­ara, ku secila prej tyre përm­bante nga 50 deri në 100 bimë narkotike.

Aksioni i koordinuar mes struk­tu­rave të Poli­cisë së Tiranës dhe Kru­jës po zhvil­lo­het në kuadër të luftës kundër kul­tivim­it dhe trafikim­it të lëndëve narkotike, me fokus iden­ti­fikimin dhe vënien për­para përgjegjë­sisë ligjore të per­son­ave që qën­dro­jnë pas kësaj veprim­tarie të paligjshme.

Megjithëse deri në këtë fazë të opera­cionit nuk janë kry­er arres­time, hetimet kanë çuar në iden­ti­fikimin e disa per­son­ave që dyshohet se pose­donin dhe admin­istron­in parce­lat me kan­abis.

Ata janë shpal­lur në kërkim, ndër­sa gru­pet het­i­more po puno­jnë për lokaliz­imin dhe kap­jen e tyre.

Në ter­ren janë angazhuar 15 grupe efek­tivësh poli­cie, të cilët po ushtro­jnë kon­trolle inten­sive në të gjithë zonën mal­ore. Burime nga opera­cioni bëjnë me dije se kon­trol­let do të vijo­jnë edhe në ditët në vijim, me syn­im godit­jen e çdo rasti të kul­tivim­it të bimëve narkotike dhe çmon­timin e rrjeteve që fshi­hen pas kësaj veprim­tarie krim­i­nale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading